Pyetjet e verteta qe duhet ti beni vetes perpara se te ndryshoni pune

Pyetjet e verteta qe duhet ti beni vetes perpara se te ndryshoni pune

Shpesh herë, kur fillojmë të mendojmë për hapat tonë të ardhshëm në karrier, ne arrimë një pikë ku futemi në zonën e vetë-reflektimit: A jam ende në rrugën e arritjes së qëllimeve të mia personale dhe profesionale?

Ndërsa arsyet mund të ndryshojnë nga personi në person, të gjithë do të përfundonin të bënin të njëjtin set pyetjesh, pavarësisht qëllimeve personale:

 

A po mësoj ende në punën time aktuale?

A e keni arritur zhvillimin tuaj personal dhe profesional? Nëse jo, përpiquni të kuptonir pse, sepse pasi të përftoni një kuptim të qartë të arsyeve të vërteta, do të jetë më e lehtë që të caktoni hapat e ardhshëm.

 

A jam ende në rrugën e arritjes së objektivit professional që synoja?

Hapi i ardhshëm do të jetë të vlerësomni nëse kompania juaj nxit lëvizshmërinë në karrierë. Lëvizshmëria në karrierë i referohet lëvizjes në pozicionin që gjendet aktualisht një punonjës -si për promovim apo për ndryshim të plotë. Është shumë e rëndësishme për çdo punonjës që të rritet në karrierë pasi kjo është një mundësi që ata të realizojnë potencialin e tyre të plotë dhe të arrijnë qëllimet e tyre rreth karrierës. Pra, vetë-reflektoni edhe një here dhe pyesni veten cfarë doni të përfitoni nga pozita aktuale.

 
Si do ndikojë në jetën time personale hapi i ardhshëm?


Balanca punë-jetë është e rëndësishme për t’ju nxitur të ecni përpara dhe në formë. Pa atë, ju ndoshta do të jeni si një robot i ciliqëllimi i vetëm i së cilit është të punojë dhe jo të gëzojë frytet e punës. Qëllimet personale luajnë një rol jetik në marrjen e vendimeve në qoftë se ju duhet të ndryshoni punë apo jo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama