Putin mund ta pushtoje Ukrainen brenda 1 jave

Putin mund ta pushtoje Ukrainen brenda 1 jave

Putin mund ta pushtojë Ukrainë brenda një jave, paralajmëron shefi i NATO-s. Rusia i ka të gjitha mundësit që ta pushtojë Ukrainën brenda 3 ose 5 ditëve të ardhshme. Kështu ka paralajmëruar një komandant ushtarak i NATO-s.

Komandanti Suprem i Forcave Ajrore, Philip Breedlove, e përshkroi situatën në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, si tepër “delikat”.  Ai tha se, forcat ruse janë duke vazhduar grumbullimin përgjatë kufirit me Ukrainën.

"Ajo është një forcë shumë e madhe, shumë e aftë dhe shumë e gatshëm", tha Breedlove për “The Wall Street Journal”.

“Sipas tij, forcat ruse kanë aeroplanë, helikopterë, spitale në terren dhe armë elektronike me aftësi të mëdha luftarake. I gjithë arsenali ushtarak që disponon Rusia, i mundëson asaj që për një kohë të shkurtër ta pushtojë Ukrainën”, shprehet Breedlove.

"Ne mendojmë se ajo është gati të hyjë në veprim dhe t’i arrijë objektivat e saj brenda 3 ose 5 ditësh”.

Ndërsa, Ukraina nga ana e saj, pritet të organizojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet evropiane dhe të NATO-s këtë vit, pas tensioneve me Rusinë mbi çështjen e Krimesë.

Parlamenti i Ukrainës, votoi me 235 vota pro dhe asnjë kundër për të lejuar trajnimin ushtarak bashkëpunues. Mbështetja e madhe për këtë veprim pason aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Rusisë në mars dhe njoftimet për grumbullimin e trupave ushtarake ruse përgjatë kufirit të Ukrainës.

Stërvitjet e përbashkëta pritet të zhvillohen në portin Odesa të Ukrainës në Detin e Zi dhe mund të sjellin forcat ushtarake të BE-së dhe NATO-s afër forcave ruse të vendosura në Krime. Moska e sheh NATO-n si një aleancë që ka si qëllim rrethimin dhe izolimin e Rusisë.

Që nga lëvizjet agresive të Rusisë në Krime, Kievi është duke marrë parasysh përmirësimin e marrëdhënieve të saj me aleancën e NATO-s, por nuk ka plane për t'u anëtarësuar në të. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u takuan dje në Bruksel për herë të parë që kur Rusia aneksoi Krimenë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama