Puthja me e rendesishme per femrat sesa per meshkujt

Puthja, më e rëndësishme për femrat, sesa për meshkujt

Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat paratë

Njerëzit mund të pretendojnë se bukuria dhe paratë nuk janë gjithçka kur zgjedh një partner. Por, kur vjen puna për të zgjedhur “njeriun e zemrës”, meshkujt priren drejt të bukurës dhe femrat zgjedhin pasurinë e sigurinë. Ky përfundim është arritur në saj të një studimi ndërkombëtar në Universitetin Indiana, ku shkencëtarët e njohjeve, Peter Tod dhe kolegët e tij nga Gjermania,Anglia dhe Skocia kanë përdorur një sesion të takimeve mes çifteve në Gjermani për të parë se çfarë ndodh me atë që dëshirojnë njerëzit tek partneri, apo partnerja e tyre që zgjedhin. Tod është shprehur në një komunikatë se njerëzit mund të krenohen me veten se janë të zhvilluar, por shumica e tyre veprojnë si stereotipëtik të Neandertalit, kur vjen puna për të zgjedhur partnerin e tyre.


Sipas tij, teoritë e evolucionit në psikologji sugjerojnë se mashkulli dhe femra duhet të shmangin dallimet e tipareve të tyre dhe kur shikohet se çfarë zgjedhje bëhen për partnerin përkatës, aty gjenden provat.
Studimi, i cili është publikuar në “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave, është bazuar në një sesion të lidhjeve të shpejta, në të cilin meshkujt dhe femrat zhvillojnë “mini-takime” nga tre deri në pesë minuta me rreth 30 persona të ndryshëm. Pas çdo takimi, meshkujt dhe femrat fusnin në një kuti nga një letër, në të cilën tregonin nëse dëshironin ta takonin sërish partnerin e mëparshëm.


Përpara këtij sesioni, Tod gjithashtu i ka kërkuar 46 të rinjve të plotësonin pyetësorë rreth tyre dhe partnerit të tyre ideal, kjo sipas paraqitjes fizike, statusit financiar, shëndetit dhe cilësive prindërore. Ai ka treguar më pas se pjesëmarrësit në këtë sondazh kanë treguar se ata dëshironin të gjenin një persona si vetja e tyre, një përgjigjje kjo e pranueshme nga ana sociale. Por, sapo filloi sesioni, meshkujt janë dhënë më shumë pas femrave të bukura dhe femrat drejt meshkujve në gjendje të mirë financiare dhe të sigurtë, duke treguar kështu se me këto standarte ata pasqyronin edhe veten.


Meshkujt nuk kanë qenë një përvojë aq e këndshme sa femrat.
Meshkujt, në moshë të mesme, dëshironin të shikonin rreth 50 për qind të femrave sërish, por për femrat, vetëm një e treta kanë dashur të shihnin partnerët e mëparshëm për herë të dytë.
Tod ka treguar gjithashtu se individët stërgjyshor, të cilët i kanë bërë zgjedhjet e partnerëve të tyre në këtë mënyrë, me gratë që “tregtonin” aparencën e tyre për një mashkull me cilësi më të larta dhe me meshkujt që shikonin një femër tërheqëse që t’i pranonte ata, mund të ketë pasur një avantazh evolucioni në shumicën e pasardhësve të tyre të suksesshëm.

Kinezët me një guru të ri mode: Viktoria Bekam

Ndjekësit e modës në Kinë do të kenë një udhëheqës të ri, Viktoria Bekam, gruan moderne të lojtarit britanik të futbollit, Deivid Bekam. Publikuesi i librave, “Penguin China” ka bërë të ditur se ai ka blerë të drejtat e guidës së stilit në gjuhën kinezë të shkruar nga zonja Bekam, anëtares së grupit të ribashkuar “Spice Girls”, e cila gjithashtu ka linjën e saj të modës, “dVv Style”.
Xho Lusbi, menaxheri i përgjithshëm i “Penguin China”, deklaroi se guida e Viktoria Bekam do të jetë gati në Kinë deri në fund të këtij viti. “Penguin UK” tashmë ka shitur të drejtat e librit në Shtetet e Bashkuara, Holandë, Japoni, Portugali, Lituani dhe Rusi. Sipas komunikatës së Lusbit, libri guidë i titulluar “That Extra Half an Inch”, do të shtojë diçka shumë të re në stilin dhe modën që tashmë ndiqet në Kinë. Libri i Bekam deri tani është shitur me rreth 400 000 kopje në Britani, që nga publikimi i tij i parë, në tetor të vitit 2006.


Familja Bekam tashmë është shpërngulur drejt Loas Anxhelosit, në qershor, pasi bashkëshorti Deivid Bekam nënshkroi kontratën 5 vjeçare me skuadrën e futbollit “Los Angeles Galaxy”, me vlerë prej 250 milion dollarë.
Ish-pop starja, e cila tashmë ka tre djem të vegjël, do ta shfaqur veten edhe në disa episode të komedisë më popullore, “Ugly Betty”, filmime këto të cilat do të nisin në vjeshtë. Por, familja Bekam është përpjekur të pozicionojë veten edhe në Shtetet e Bashkuara si familje mega-starësh, ashtu sikurse ishin edhe në Europë.

Marre nga : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama