Pse u be shqiptar Ezio Greggio?

Pse u be shqiptar Ezio Greggio?

E dimë që ka shumë personazhe të njohur të medias italiane që po vijnë e po “shqiptarizohen” falë Agon Channel, që po transmeton në Itali. Por ndërsa mediat italiane po raportojnë se në Agon Channel po vijnë yjet e shuar, të cilët në jo pak raste ikin të lemerisur, shumëkush është habitur me lajmin që prezantuesi, aktori dhe skenaristi i njohur italian, Ezio Greggio ka marrë nënshtesinë shqiptare.

Kërkesa është bërë në shtator të vitit të shkuar dhe tani Greggio është shqiptar. Por ndërsa gazeta Dita raporton se Presidenti Bujar Nishani mund të ketë bërë një shkelje, pasi nënshtetësinë e merr dikush që ka qendruar ligjërisht në Shqipëri pesë vitet e fundit, ata thonë Ezio mund të jetë bërë shqiptar për shkak të problemeve me taksat.

Në fakt, nëse kërkon në internet, hera e fundit që emri i Greggio-s shfaqet përkrah emrit “Shqipëria” është në mesin e vitit të shkuar, kur ai flet për një histori me 20 milionë euro taksa të papaguara. Në këtë intervistë, ai thotë se ka brë një marrëveshje me fiskun italian, pasi shumën prej 20 milionë eurosh duhej ta paguante kompania “Wolf Pictures”, që ruan të drejtat për imazhin e tij. Kurse për Shqipërinë, ai flet në kuadër të një projekti për të realizuar një film, që do xhirohet në Shqipëri e Slloveni. Menjëherë pas kësaj marrëveshje me fiskun italian, në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri vjen kërkesa për marrjen e shtetësisë nga Greggio. Zyrtarët shqiptarë thonë se propozimi është argumentuar me faktin se ai ka dhënë kontribut për kinematografinë shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama