Pse po perplasen PS e PD per proceduren e miratimit te reformes ne Kuvend? Exit Shpjegon

Pse po përplasen PS e PD për procedurën e miratimit të reformës në Kuvend?  Exit Shpjegon

Ka disa ditë që Kuvendi ka hyrë në një ngërç të ri në lidhje me mënyrën si do të miratohet reforma në drejtësi. PS e PD kanë fillaur sërish akuzat ndaj njëra-tjetrës pa dhënë shpjegime apo arsyetime të qarta për pozicionet e tyre.

Më poshtë, Exit mundohet të shpjegojë rrethanat dhe arsyet e këtij debati të ri politik.

Shqyrtimi i propozimeve për ndryshimin e Kushtetutës bëhet më një procedurë të veçantë parlamentare, e cila është e përcaktuar në dy nenet të posaçme, 77a dhe 77b, të Rregullores së Kuvendit--ligji themelor i cili përcakton procedurat dhe rregullat e organizimit, veprimtarisë dhe miratimit të ligjeve nga Kuvendi.

Sipas Rregullores, shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend duhet të ndjekë fazat dhe hapat e mëposhtëm:

a) Njohja e Kuvendit me propozimin për ndryshimin e Kushtetutës

b) Shqyrtimi në komisione

c) Shqyrtimi dhe miratimi në seancë plenare

Sikurse është e qartë më sipër, shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon detyrimisht të paktën 4 javë kohë --me shumë gjasa, më edhe disa javë më shumë. Është proces i cili është përcaktuar qëllimisht të jetë i gjatë, duke qenë se ndryshimi i Kushtetutës është ndoshta akti më i rëndësishëm dhe më me pasoja që mund të marrë Kuvendi dhe, si i tillë, ai duhet të bëhet duke lejuar kohë të mjaftueshme për shqyrtim, studim e reflektim serioz.

Në bazë të kësaj procedure të detyrueshme ligjore, reforma në drejtësi, e cila përfshin ndryshime kushtetuese, ka pak gjasa të miratohet brenda sesionit të tanishëm të Kuvendit, i cili përfundon brenda korrikut, pra brenda 4-5 javësh.

Ky lloj kombinimi i kohëzgjatjes së procedurave dhe përfundimit të sesi0nit parlamentar për pushimet e verës favorizon strategjinë aktuale të PD-së që synon të fitojë kohë dhe minon atë të Kryeminsitrit Rama i cili nuk ka interes t'i japë kohë PD-së sic shpjegohet më poshtë.

Pas dështimit të takimit të tij me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, Kryeministri Rama vendosi futjen e menjëhershme të reformës për miratim në Kuvend, duke mos lënë më hapësirë për kompromis me opozitën.

Duke qenë se koalicioni i shumicës nuk i ka votat e mjaftueshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që kërkohen nga reforma--dy të tretat e gjithë deputetëve, pra 94 vota--vendimi i tij qe vendim strategjik, për të arritur:

Është strategji "fitore-fitore" sido që të jetë rezultati: ose do të miratohet reforma siç e kërkon Kryeministri, ose opozita do të demtohet rëndë politikisht opozitën e Kryeminsitri do të fitojë pikë politike.

Për këto arsye dhe interesa të kundërta, beteja për reformën në drejtësi tashmë ështe shndërruar në betejë për procedurë parlamentare.

Ligji duket se favorizon PD-në, por Kryeministri Rama ka gjetur një arsyetim ekstraligjor për ta shkurtuar procedurën parlamentare. Sikurse u bë publike nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëkohësisht Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, PS pretendon se, përderisa projektligji është hartuar nga një komision i posaçëm parlamentar, atëhere procedura e mbledhjes së përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe të Këshillit për Legjislacionin (përshkruar më sipër) nuk ka nevojë të bëhet dhe reforma duhet të kalojë direkt për shqyrtim e miratim në seancë plenare.

Partia Socialiste nuk jep ndonjë argument apo referencë ligjore se ku e mbështet këtë pretendim për të anashkaluar një nga ligjet më të rëndësishme në vend, ndoshta më të rëndësishmin pas Kushtetutës, Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja duket se nuk lejon asnjë hapësirë për interpretim.

Me shumë gjasa, Kryeministri do të këmbëngulë për interpretimin sipas interesit të tij apo anashkalimin e kërkesave të Rregullores së Kuvendit. Por këmbëngulja e tij ka gjasa të vërë në pozitë të vështirë BE-në: Në periudhën 2012-13, miratimi i kësaj Rregullore të Kuvendit ishte një nga tre ligjet e famshme, miratimi i së cilëve u vu si kusht i pangociueshëm nga BE-ja për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.

Në atë kohë, Komisioni Europian u tregua i ashpër me Zotin Rama, i cili refuzoi për gati një vit ta miratonte Rregulloren e Kuvendit (miratimi kërkonte dy të tretat pra edhe votat e opozitës). Në këto kushte, do të jetë absurde që BE t'i lejojë Zotit Rama të shkelë një ligj që ishte kusht themelor për statusin e vendit kandidat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama