Pse njerezit gazmore jane ndonjehere me te trishtuarit

Pse njerezit gazmore jane ndonjehere me te trishtuarit

Robin Williams dhe shumë miqve të tij komedianë u duhet të luftojnë herë pas here me veturrejtjen dhe vetëshkatërrimin. Unë gjithmonë e ndjej në një kuptim më të fortë humbjen kur një mik i alkoolizuar apo i droguar kryen vetëvrasje. Ndoshta për shkak se e kam menduar në mënyrë obsesive vetë këtë për vite me radhë dhe kam çarë damarët e mi disa herë, deri sa u detyrova të futem në rehabilitim e të bëhem esëll një vit më vonë, në moshën 18-vjeçare.

Askush nuk do të mund ta dijë saktësisht se çfarë Robin Williams ishte duke menduar dhe çfarë ndjente kur mori vendimin për t’i dhënë fund dhimbjes së tij në mënyrën që ai mendoi se mund t’i jepte fund. Por unë e di se ai nuk po e shihte veten në mënyrën që të gjithë ne e shihnim atë.

Për herë të parë e takuam Robin në vitin 1998, kur ai erdhi në Teatrin e Komedisë në New York, për të bashkëpunuar në një pjesë komedie. Komedianët kanë tendencë të bëjnë të pamundurën për të bërë përshtypje dhe më pëlqen të theksoj se si ne e kemi të pamundur ta arrijmë këtë kur na duhet ta bëjmë përpara një grupi komedianësh të mëdhenj e të famshëm.

Por çuditërisht këtë natë, vura re se asnjëri nga ne “të vjetrit” nuk po largohej kur mbaroi. Ne të gjithë po tentonim të gjenim justifikime për t’u sorollatur aty.  Askush prej nesh nuk donte ta pranonte këtë, por Robin Williams ishte njëri nga ne dhe ne ishim të ngazëllyer me të vërtetë.

Që të jemi të qartë, çdo grup tjetër interpretuesish do të kishin treguar krenari dhe do ta kishin brohoritur, ndoshta dhe ndonjë banderolë ku t’i uronin mirëseardhjen, por komedianët janë gomerë të lodhur, që më mirë do të zgjidhnin të uleshin në fund të dhomës me zemrat që u rrahin në një ritëm të pazakontë dhe të shtireshin indiferentë.

Çfarë më tërhoqi vëmendjen më shumë së pari tek Robin ishte se sa e rëndësishme ishte për të që komedianët e tjerë ta pëlqenin atë. Ai ishte gjithmonë mirënjohës ndaj interpretuesve të tjerë, a thua se ata do ta nxirrnin jashtë grupit. Natën e parë dhe në të gjitha ardhjet e tij të mëvonshme gjatë viteve, ai gjithmonë do të vinte lart dhe do të ulej me ne në “tryezën e komedisë” në pjesën e prapme.

Ai shumë lehtë mund ta kishte dominuar bisedën; ne të gjithë e dinim ndryshimin midis “kush ishte ai dhe kush ishim ne”. Robin ishte një nga të paktën komedianë të gjallë, që mund ta mbizotëronte në të vërtetë një tryezë plot me komedianë, t’ua mbyllte atyre gojën dhe vetëm ta dëgjonin. Por ai nuk e bëri. Ai bënte shaka dhe qeshte me ne dhe vazhdoi udhën e tij duke mos e kthyer kurrë heshtën ndaj nesh. Ai ndoshta kurrë nuk e ka ditur se sa e kemi dashur pikërisht për këtë.

Por ajo që ndodhi ishte se, Robin luftoi me depresionin dhe varësinë gjatë viteve. Shumë komikë që unë njoh, u duhet të luftojnë me demonët e veturrejtjes dhe vetëshkatërrimit. Ndërsa ditët e mia vetëshkatërruese fizikisht përfunduan kur mbusha moshën e pjekurisë, mendimi i vetëvrasjes ka qenë gjithmonë aty si një opsion, pas një gote që unë kisha kthyer në një ngjarje të veçantë. Më pëlqente ideja e ndërtimit të ekzistencës sime, që mund të dilja kur të doja që aty.

E megjithatë, këtë të hënë kjo ide duket thjesht e tmerrshme dhe e panevojshme. Ajo nuk ndihet triumfuese apo joshëse; ajo ndjehet e trishtuar, bosh dhe e paplotë.

Njerëzit më gazmorë që unë njoh, gjithmonë duket sikur janë të rrethuar nga errësira. Dhe kjo është ndoshta arsyeja pse ata janë më gazmorët. Sa më e thellë gropa, aq më shumë humor iu duhet që të gërmojnë për të nxjerrë veten që aty.

Gjatë viteve komedia ka shkuar nga bufonët e lumtur me fat,  tek karakteret më të thella dhe të ndershme, si Lenny Bruce, Richard Pryor dhe George Carlin. Publiku filloi të kuptojë se nëpërmjet interpretimit të tyre të shkëlqyer dhe betejave me demonët personalë, njerëzit që i bënin ata të qeshnin e kishin më të vështirë dhe e shijonin më pak jetën. Ndoshta pas gjithë atij humori ishte fshehur diçka shumë më e errët nën të? Të çarat në pjesën e jashtme filluan ta tregojnë.

Më 28 janar 1977 Freddie Prinze qëlloi veten.  Në 25 vitet që unë kam punuar në terren, kam njohur personalisht të paktën tetë komedianë të cilët kanë kryer vetëvrasje.

Vite më parë, kamë thënë se një nga aftësitë më të rëndësishme të qenieve njerëzore, që ata nuk e kanë, është aftësia për të parë veten në mënyrën se si njerëzit e tjerë i shohin ata. Kjo është zakonisht diçka që unë mendoj kur një person sillet si një gomar dhe nuk e kupton këtë, ose kur mendojnë se ata janë më të zgjuar se sa të tjerët i kujtojnë. Është e çuditshme se si mendoj për këto gjëra pasi kam dëgjuar për Robin.

Robin dhe unë kemi pasur të njëjtët menaxherë gjatë dekadës së fundit, dhe menaxheri im e solli atë dhe Billy Crystal për të parë një interpretim timin. Isha nervoz dhe pjesa ime ishte mediokre, por Robin më trajtoi sikur isha njeriu më i veçantë për të.

Kur nëna dhe babai im e takuan atë pas një shfaqjeje, Robin u ndalua dhe foli me ta për disa minuta duke u thënë fjalët më të mrekullueshme në lidhje me mua. Egoja ime do të donte shumë që t’i besonte të gjitha ato, më besoni jam aq i frikësuar, por realiteti është që Robin ishte i zgjuar sa të kuptonte se çfarë do të thoshte për prindërit e mi që të dëgjonin atë duke thënë gjëra të këndshme për djalin e tyre. Dhe ai e bëri.

Nuk kishte një mënyrë të thjeshtë që Robin të kuptonte mënyrën se si ne tjerët e pamë atë. Dhe nuk kishte një mënyrë të thjeshtë që ai mund të mund ta kuptonte se sa respekt dhe adhurim kishin artistët e tjerë për të.

Në fund, unë shpresoj që ai të mos e ketë kuptuar.

Për shkak se do të ishte shumë e trishtueshme të mendosh se ndoshta ai e ka kuptuar, dhe kjo thjesht nuk ishte më e  mjaftueshme.

*Norton është një komedian, një nga autorët më të shitur të “New York Times” dhe autor i “Jim Norton Show” në Vice.com.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama