Pse Tahiri nxitoi te mbronte Didin?

Pse Tahiri nxitoi te mbronte Didin?

Ajo që bëri përshtypje në konferencën urgjente për shtyp të Sajmir Tahirit ishte mbrojtja e sforcuar e përmendur mbi dhjetë herë e ‘krahut të tij të djathtë” Artan Didi. Ministri i brendëshëm doli para shqiptarëve dhe i kushtoi shumë më pak kohë përgjegjësisë së organit që ai drejton për fshehjen dy muaj e gjysëm të dokumenteve të interpolit për Mark Frrokun. Kjo konferencë dukej e organizuar si një mesazh “post mortum” për Didin. ” Më vjen keq që Artan Didi nuk do të jetë më në krahun tim të djathtë. Ai është bashkautor i Rilindjes sëe policisë.  Ai u njoh si shembull dinjiteti e përkushtimi” tha Tahiri. “Shembulli i drejtorit të përgjithshëm është përgjegjshmëri” vazhdoi ai duke e quajtur dorëheqjen si një simbol të përgjegjshmërisë së Policisë së shtetit, të transparencës dhe të vërtetës para publikut.

Por pyetja që shtrohet është: përse Tahiri para se të përgjigjej për skandalin, nxitoi të përkëdhelte Didin? Kjo ende nuk dihet. Por mendja të shkon se ai do të konfortojë njeriu që deri më tani u bë kurban, për një vendim që është marrë nga eprorët e tij. Është e vështirë të besohet se edhe dy të arrestuarit, madje edhe shefi i tyre direkt, Didi, e kanë marrë vetë vendimin për të fshehur dosjen tronditëse. Mendja ta do që kjo gjë të jetë bërë me urdhër nga lart. Dhe kur Didi ka pranuar të sakrifikohet ai duhet lavdëruar. Ai ndoshta nuk është simbol i transparencës, por heroi i mbrojtjes së eprorëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama