Pse Putin e do Krimene me cdo kusht?

Pse Putin e do Krimene me cdo kusht?

Pse është kaq i përgatitur një lider i përmasave botërore për të riskuar turpërimin, izolimin e vendit të tij dhe ndoshta, vendosjen e sanksioneve ekonomike për një pjesë të madhe të vendit?  Ndoshta një etiketë çmimi 70 ose 100 miliard dollarë është mjaft e lirë për të. Presidenti rus, Vladimir Putin ka harxhuar tashmë 54 miliardë dollarë të shpenzuara për imazhin e Rusisë në Lojërat Dimërore të Soçit. Agresiviteti i tij i ka kushtuar tregut rus dhe banka qendrore e Rusisë është detyruar të harxhojë edhe 12 miliardë të tjera për të balancuar monedhën vendase.

Kostoja totale për aventurën e tij krimeane mund të përfundojë në një shifër më të madhe se 70 miliardë, madje edhe më tepër nëse Perëndimi vendos sanksione të rënda.

Nëse Putini është për t’u besuar, fushata e tij në Krime dhe në pjesët e tjera të Ukrainës është të mbrojë rusët etnikë nga elementët e djathtë në qeverinë e re në Kiev. Duket e besueshme, por pamja ndryshon kur shohim sesi ai i trajton rusët në vend.

Rusia ka probleme serioze sociale, si abuzim me drogën dhe alkoolin, nivelet e HIV-it, por shteti thuajse nuk bën asgjë për të ndihmuar. Minoritetet etnike trajtohen me përbuzje. Rusët homoseksualë detyrohen të mbeten të fshehtë. Njerëzit e afërt me Putinin i gëzohen pasurisë së majme, por 20% e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë. Qartazi, rusët e zakonshëm nuk janë prioriteti i tij kryesor.

Po ashtu, është e dukshme se partia e djathtë e Rusisë, LDPR, e udhëhequr nga Vladimir Zhirinovksy, ka më tepër vende në parlamentin rus sesa politikanët e djathtë në asamblenë e Ukrainës.

Ndaj, natyrshëm lind pyetja se cili është interesi real i Putinit në Krime, një lloj ishulli, pjesërisht shkretëtirë, pjesërisht malore, gjysma e madhësisë së Belgjikës, e njohur për disa europianë për historinë e saj gjatë LIIB dhe verërat e ëmbla? Cili është interesi i tij potencial në Ukrainën e jugut, e cila duket se është më tepër një tokë ferme? Apo në Ukrainën lindore, e cila është shtëpia për ish-minat sovjetike, qymyrin dhe industrinë e çelikut, të cilat të gjitha kanë nevojë për investime masive?

Putini ka folur për lidhjet historike të Krimesë me Rusinë dhe për Flotën e Rusisë në Detin e Zi. Por po ta lëmë propagandën mënjanë, ndoshta përgjigja është më e thjeshtë: vaji dhe gazi. Duke aneksuar tokën ukrainase në brigjet e Detit të Zi, Putini po ashtu anekson të drejtat e hidrokarboneve të gjetura në zonat detare. Ka shenja se Deti i Zi përmban shumë pasuri.

Firmat energjetike, si ExxonMobil, Chevron, Shell, Repsol dhe Petrochina kanë filluar të tregojnë interes për të punuar me Kievin për të eksploruar zonën. Kompanitë energjetike kanë gjetur depozita interesante në zonën ruse në Detin e Zi dhe në zonat rumune. Edhe nëse Putini nuk merr ndonjë gjë nga territoret e reja, grabitja e tokës do ta sigurojë “Gazprom-in”, kampionin e tij të energjisë që të përfitojë nga resurset.

Vaji dhe gazi hedhin dritë mbi interesat e Putinit në portin krimean të Sevastopolit. Është një pikë e mirë nga e cila Flota e Detit të Zi mund të nisë lundrimet për në Mesdhe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama