Provokimi i fundit i Bleones

Provokimi i fundit i Bleones

Ndoshta shumekush do ta kete te veshtire te beje dallimin mes vajzes qe do te shfaqet se shpejti ne ekran dhe asaj qe tashme prej muajsh e ka krijuar zhurmen ne ekrane te ndryshme. Nuk do te kete me fustane te gjate, as llastime, as embelsi e as floke bionde, si ne klipin e kenges "Mandarine". Sepse tashme dihet se Bleona Qereti nuk mund te shfaqet dy here njesoj. E meqe plani i perhershem i ka diktuar rregullat e ndryshimit 100 per qind, ne klipin e fundit te kenges "Qejfin gruas mos ia prish", nje Bleone tjeter do te vazhdoje ta mbaje te gjalle zhurmen qe ka filluar te ndihet prej muajsh.

Ne fillim shkendijat e para do t'i ndiznin thashethmet e dasmes se saj te shumepritur, se ciles duket se Bleona parapelqeu t'i rrumbullakoste nje tjeter date ne kalendar. Ishte koha per buje, ceremonia dhe fustani i bardhe, qe ishte menduar per ditet e korrikut, mund te priste. Letrat qe i kishin ardhur ne dore ishin vertet fatsjellese. Zerat e nje bashkepunimi me kengetarin grek Triandafilos e shtuan edhe me shume kurreshtjen, nderkaq te tjera thashetheme flisnin per albumin e saj te fundit dhe largimin e saj perfundimisht nga Shqiperia. Por ajo qe do ta bente zhurmen edhe me kumbuese do te ishte videoklipi i kenges "Mandarine" dhe vete Bleona, qe do te pranonte se vertet ishte duke u pergatitur per te dhene lamtumiren. "Po synoj shume qe ky album te shenoje ne shenje. Ky eshte misioni im i radhes, te cilin po perpiqem fort ta realizoj me shume sukses. Ndryshe nga gjithe heret e tjera, per kete album jam lodhur vertet shume. Kam dashur ta kem vete nen mbikeqyrje gjithcka, tekstet, muziken. Ndoshta sepse kete e mendoj albumin tim te fundit ne shqip. Nese do te kete nje album me shume, ai do te jete vetem me kenge ne anglisht. Por kjo do kohe qe te ndodhe". E derisa ajo kohe te vije, duhet qe me pare largimi i saj te lere sa me shume gjurme. Sepse ikja e Bleones vetem e heshtur qe nuk mund te jete. Prej kohesh ka pushtur ekranet me klipin e Mandarines, me intervista e shfaqje neper evenimentt e kryeqytetit. Sapo ka bere nje promovim ne Kosove, ndersa reklama e albumit ka filluar te shfaqet ne ekran. Vetem kaq? Sigurisht qe jo. Jemi duke folur per Bleonen. Dhe ajo nuk kenaqet asnjehere me pak. Do te duhet te prisni vetem pak.

Klipi i saj me i ri sapo ka perfunduar se xhiruari dhe se shpejti do te shfaqt ne ekran. Por mos prisni te shihni nje Bleone te embel. Kesaj radhe pamja ka nderruar kryekeput. Shfaqet si nje "femme fatale", e veshur ne te zeza, me geta rrjete, floket e gjate ne ngjyre te kuqe (qe nuk jane tjeter vecse paruke, sepse ne fakt te sajat Bleona i ka shkurtuar deri tek supet), teksa duket rrezellitese nga guret e shndritshem, nga te cilet duket se nuk do te heqe dore kurre. E duket se as nga te qenit provokuese nuk ka ndermend te heqe dore. Sidomos kesaj radhe. Sepse epilogu duhet te jete godites dhe Bleona kete po synon. Ndaj edhe kenga "Qejfin gruas mos ia prish", nje prej kengeve te albumit "Mandarine", eshte menduar me provokues se kurre, ku si perhere veshjet, levizjet dhe dekori do te jene elementet dalluese si ne cdo viedoklip tjeter, qe ne pjesen me te madhe te rasteve mban firmen e vete Bleones. E pasi klipi te jete shfaqur, goditja e radhes dhe ajo perfundimtare do te jete pikerisht ceremonia e marteses se saj me Gani Brdhen, qe ka gjasa te krijoje jo me pak zhurme. Ashtu sic ndodh rendom sa here qe ne qender ndodhet Bleona Qereti. E vetem pasi gjithcka te kete mbaruar, do te jete gati per t'u larguar njehere e pergjithmone nga Shqiperia, per te nisur nje tjeter jete, kesaj radhe e martuar, ne Detroit.

Kshtu plani permbushet pike per pike, ashtu sic ajo e kishte hartuar qe ne fillim. "Duke qene se une ceremonine e dasmes e lidh me femijen, mendova se do te ishte shume me mire qe te mbyllja te gjitha punet qe pas dasmes te ndjehesha e qete dhe e lire per t'iu kushtuar vetem familjes sime. Une nuk kam ndonje ngut per kete ceremoni, qe bashke me Ganin mendojme ta bejme thjesht per qejf, per te mbledhur miqte dhe te afermit tane, ndersa celebrimin e kemi bere qe ne tetorin e 2006-es, ne Detroit. Ndaj jam e bindur se duke i shtyre gjerat ne menyre qe gjithcka te shkoje ne vendin e duhur, po bej pikerisht ate qe duhet", do te rrefehej ajo vete pak kohe me pare ne "Koha VIP". E duket se tashme eshte edhe me e bindur per kete. Ndaj e ka marre cdo gje me qetesi. Tani e ka radhen klipi...

Album pas albumi

Albumin e saj te ri, dale ne treg vetem pak dite me pare, Bleona Qereti e ka realizuar ne bashkepunim me kompozitore dhe autore te ndryshem tekstesh. Bashke me Eirusin, Edi Balilin dhe Evis Presheven, te cilet kane qene autore edhe ne kenget e albumeve te mepershem, kete here ne album jane perfshire edhe Etno Engjujt, Flor Mumajesi, Ocko e Darko Dimitrov. Ndaj albumi mund te quhet me plot gojen nje miks i perkryer, ku mund te degjosh nje kenge si "Madarina", por edhe nje kenge te tipit krejt ndryshe si "Ti s'e ke idene", apo "E le le le lejm", apo dhe "Pse unazen time mban" etj., etj. Albumi i realizuar nga studioja muzikore "Gramafon" ka plot dhjete kenge te reja, te cilat i shtohen repertorit te kengetares, qe tashme rendit shtate albume te sajat. Duke filluar qe nga 1998-ta, kur hodhi ne treg albumin e saj te pare me titullin "Kam qejfin tim".

Ne janarin e vitit 2000 realizoi albumin e saj te dyte, me titull "Nese me do fort" me 13 kenge te reja, nje pjese e mire te cilave u shoqerua gjate veres se ketij viti me klipe.

Albumi i radhes, "S'me behet vone", i cili u prezantua me klipin e po kesaj kenge, u realizua ne shtatorin e 2001-shit. Ne majin e vitit 2002, hidhet ne treg albumi i katert, me titull "Ik meso si dashurohet", i cili do te pasohej shume shpejte nga albumi i peste, per te cilin Bleona do te bashkepunonte me kompozitoret me te mire, Eirusin e famshem te Kosoves. Ndersa ne dhjetorin e 2003-shit, nen titullin "Ti nuk din as me ma lyp", i shoqeruar dhe me nje klip, prezantohet albumi i saj i gjashte. Nderkaq ne ekrane ka nisur te transmetohet klipi qe shoqeron daljen e albumit te saj te shtate. I cili ndoshta do te jete dhe i fundit.

Edhe Gani me xhirime

E mesuar te kete gjithmone prane vetes ne sheshxhirim njerezit e saj te familjes, Bleona Qereti duket se nuk eshte vene aspak ne siklet se kete here krah prinderve te saj ka qene edhe Gani. Tashme ai eshte bere ne nje fare menyre pjese e stafit te punes, duke dhene idete e tij per sekuenca te ndryshme te klipit. Kjo nuk eshte hera e pare qe ai merr pjese kaq aktiv ne xhirimet e nje klipi.

Afro dy vjet me pare ai do ta shoqeronte Bleonen ne takimin me agjentin e njohur Michael Novak e me pas edhe ne studion e Eric Morgeson, ku do te regjistronte disa kenge ne anglisht e nga ku do te lidhej me Henry Fox Agency, per te marre te drejten e nje kenge te kompozuar nga Kiki Santander (qe kompozon kenget e Riki Martinit). E kur Bleona do te kthehej ne sheshxhirim per te realizuar klipin e kenges "Boom Boom", te marre pikerisht nga ajo studio, Gani Bardha do te ishte bashke me te ne ato xhirime. Jashte kamerave sigurisht, duke ndjekur ne cdo detaj gjithcka qe ndodhte.


Marre nga  : Gazeta Koha Jone

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama