Askujt s’do ia merrte mendja se Frojdi i famshëm do të ishte aq i ndrojtur sa t’i kërkonte në mënyrë të drejtpërdrejtë të dashurës së tij që të martohej me të. Në vend të kësaj, ai do t’i shkruante asaj një letër, ku i kërkon në mënyrën më formale të mundshme se dëshiron që lidhja e tyre të kalojë në një nivel më të përparuar. Dy aktorët e famshëm amerikanë Lucille Ball dhe Desi Arnaz as që e kishin menduar ndonjëherë se do të martoheshin bashkë, pavarësisht romancës së tyre. Por ndërsa një ditë Lucille i rrëfente një reporteri se s’do martohej asnjëherë me Desi-n, ai rastisi të ishte diku aty pranë dhe ta dëgjonte bisedën. Nuk dihet në ishte sfidë ndaj saj apo dëshira e madhe për ta pasur pranë vetes aktoren, por ai shkoi tek ajo menjëherë dhe i bëri të ditur se do të martoheshin që të nesërmen në mëngjes. Propozimi i John F. Kennedy do të shoqërohej me një unazë me diamant e smerald pas gjashtë muajsh që ai shoqërohej me atë që më pas do të njihej si Jackie Kennedy.
Ndërkohë që ajo ndodhej në Britaninë e Madhe duke ndjekur si reportere kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeta II, ai vendosi që ta priste me një propozim martese sapo ajo të shkelte në SHBA. Martin Luther King Jr. i propozoi për martesë që në takimin e parë bashkëshortes së tij të ardhshme dhe të vetme Coretta Scott me shprehjen “Ti ke gjithçka që unë dua tek bashkëshortja ime, inteligjencën, karakterin dhe bukurinë”. Por ka dhe nga ato propozime për martesë, të cilat nuk marrin përgjigje pozitive. Siç është rasti i Moxartit, i cili i propozoi për martesë Marie Antonetës kur ishte vetëm 6 vjeç. Nëse ajo do të kishte pranuar propozimin e tij, mbase edhe nuk do të kishte pasur fundin e hidhur të vdekjes në gijotinë.
Sigmund Freud dhe Martha Bernays
Sigmund Freud u magjeps pas Martha Bernays që herën e parë që e pa. Por psikiatri i famshëm ishte aq i ndrojtur para saj sa nuk i bënte dot “pyetjen e madhe”. Në vend që t’ia thoshte ai i shkroi një letër ku i kërkonte leje të përdorte përemrin gjerman “du”, një sinjal që ai kërkonte ta zhvendoste marrëdhënien në një nivel tjetër. Martesa mes tyre ndodhi pas pesë vitesh.
Lucille Ball dhe Desi Arnaz
Lucille Ball dhe Desi Arnaz u takuan ndërsa po xhironin një film së bashku. Aty filloi një marrëdhënie e stuhishme mes tyre. Një ditë, Lucy i rrëfeu një reporteri të gjitha arsyet pse ajo nuk do martohej kurrë me Desi-n. Ai rastisi që të ishte pak me larg dhe dëgjoi gjithçka. Kur reporteri u largua ai hyri në dhomë dhe i tha Lucy-t se ata të dy do të martoheshin mëngjesin e ardhshëm.
Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger
Maria dhe Arnold u takuan në turneun e tenisit që po organizonte Robert F. Kennedy. Të dy e pëlqyen menjëherë njëri tjetrin dhe Maria e ftoi Arnoldin në kompleksin e familjes në Hyanis Port. Ndërkohë që e tyrja, ishte dashuri me shikim të parë, ata u shoqëruan për tetë vite rresht. Më në fund, ndërsa ata ishin në një varkë në një liqen pranë familjes së Arnoldit në Austri, ai i propozoi për martesë,.
Coretta Scott dhe Martin Luther King, Jr.
Coretta Scott ishte në Boston, ku studionte për t’u bërë një soliste koncertesh kur u martua me Martin Luther King, Jr. Takimin ua kishin rregulluar miqtë e tyre, ndërkohë që këta të dy nuk e njihnin njëri tjetrin. Coretta për pak e anuloi takimin duke menduar se një pastor baptist nuk do të ishte shumë zbavitës. Martin i propozoi që në takimin e parë duke i thënë: “Ti ke gjithçka që kam dashur tek bashkëshortja ime e ardhshme, karakterin, inteligjencën, personalitetin dhe bukurinë”.
Princi Charles dhe Princesha Diana
Princi Charles i propozi princeshës Diana në vitin 1981. Sipas versioni të biografit biseda u zhvillua në këtë mënyrë.
Charles: Do të martohesh me mua?
Diana (duke menduar se bëhet fjalë për shaka): Po, po, patjetër.
Charles: A e ke marrë parasysh faktin se një ditë do të jesh Mbretëreshë?
Diana: Po, të dua shumë.
Charles: Nejse.
Jacqueline Bouvier dhe John F. Kennedy.
Jacqueline Bouvier u takua me John F. Kennedy në një darkë të vogël. Ai ishte në atë kohë një kongresmen i ri nga Masaçusets, ndërsa ajo, një reportere e “Washington Times Herald”. Ata u shoqëruan me intervale për gjashtë muaj, të ndarë shpesh herë nga udhëtimet e detyruara të punës. Jackie ishte në Londër duke ndjekur kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeta II, kur mori një telegram nga Jack. Ai thoshte, “Artikujt janë të mrekullueshëm, por ti më mungon shumë”. Me të mbërritur në shtëpi, Jackie u prit nga një propozim verbal për martesë dhe një unazë me diamant dhe smerald.
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver