Propozim i ri amerikan per reformen ne drejtesi

Propozim i ri amerikan për reformën në drejtësi

Ndihmës Zëvendës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland ka deklaruar se Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vllahutin i kanë bërë një propozim të ri palëve për gjetjen e një kompromisi për reformën në drejtësi, i cili është diskutuar në takimet që ajo ka patur sot me Zotin Basha dhe Zotin Rama.

Zonja Luland ka theksuar se propozimi kombinon elementë nga idetë e të dy palëve, shumicës dhe opozitës, por nuk ka pranuar të zbulojë ndonjë detaj konkret.

Duke bërë thirrje për negocim pa humbur kohë mes palëve mbi propozimin e fundit, ajo ka theksuar se propozimi përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e plotë të saj dhe të qeverisë amerikane.

Zonja Nuland u shpreh se miratimi i reformës në drejtësi është jetik për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe se ajo është plot shpresë se më në fund do arrihet në kompromis mes palëve.

Propozimi i ri hap politikisht rrugën e arritjes së kompromisit dhe u jep palëve një pretekst të denjë për të lëvizur nga qëndrimet e tyre pa u dukur në publik si humbës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama