Propabiliteti i klikimit te linkut tek Shqiptaret

Propabiliteti i klikimit të linkut tek Shqiptarët

Fotografi rasti për propabilitetin

Kur e keni parë titullin, besoj se keni mbetur disi të çuditur, nga fakti se nuk keni hasur në një temë të tillë në ndonjë faqe/blog Shqiptar.

Staffi i eShqipëria.com ka bërë një studim 4-muajsh me disa webfaqe(të cilat preferojmë të mos i publikojmë), dhe në bashkëpunim me disa webmaster(të cilët na kanë ndihmuar duke na dhënë akses apo kyçje në panelin e faqes së tyre), ka nxjerrur një artikull ku do tregohen propabilitete të klikimit nga burime të ndryshme trafiku, e aty këtu edhe cilësinë e atyre klikimeve.

Artikulli është i pari i këtij lloji i bërë ndonjëherë në ndonjë blog/faqe Shqiptare(të paktën ne nuk njohim ndonjë që ta ketë bërë një gjë të tillë) dhe është i bazuar në një studim tonin. Studimi mund të jetë gabim ndoshta, sepse edhe tematika që trajton një webfaqe mund të ndikojë shumë edhe në burime të trafikut, por në përgjithësi mund të mirret si një bazë, andaj ne thjesht ju dëshirojmë lexim të këndshëm.


Propabiliteti i klikimeve nga youtube


Youtube-n shumë webmaster e konsiderojnë si burim të mirë trafiku, sidomos ata që kanë faqe me foto, muzikë, video, evenimente etj. Megjithatë, na ka ndodhur që në një video me 10K views, video e plotë pa ndonjë ndales, në description ta mbushim me linqe, të kemi vetëm 1 klikim në 2-3 ditë. Kurse kur kemi bërë një video të prerë në gjysmë, duke shkruar klikoni në link për të parë video-n e plotë, numri i klikimeve ishte disa qindra herë më i madh. Por, shumica nga videot Shqiptare janë të plota, dhe janë shumë të pakta videot në gjysmë ku thotë klikoni për të parë video-n(flas gjithnjë për ato Shqiptare), andaj propabiliteti i klikimit të linkut të videos në youtuve cilësohet:
5 klikime në 100 views.
Faktor për këtë probalitet mirret se vizitorët e youtube-s interesohen më shumë për përmbajtjen e videos, e nuk i intereson aq shumë çfarë ka jasht saj. Pastaj, varet si ju manovroni me opcionet e youtubes, mund ta rritni propabilitetin e klikimit.


Propabiliteti i klikimeve nga facebook


Facebook mbetet akoma njëri nga burimet kryesore të trafikut. Propabilitetin që ne kemi llogaritur, mirret nga fan page dhe grupe duke mos dalur nga këto të dyja. Pra krijuam grup, bëmë fansa, postuam linqe dhe kaq :P . Propabiliteti i klikimit të një linku në facebook(group ose fanpage) është:
25 klikime në 100 antar ose fansa.
Si faktor që ndikojnë në këtë propabilitet mirren interesimi i antarëve pasi janë bërë fansa, plus edhe ai se kur poston link shfaqet direkt në home të përdoruesëve të facebook-ut.


Propabiliteti i klikimeve nga linku në faqen tjetër


Pas vrullit që mori webmasterizmi Shqiptar këto kohët e fundit, u zhvillua shumë edhe shkëmbimi i linqeve. Tashmë shumë nga webmasterët po përdorin këtë si bazë e fortë për backlinks, por linqet nuk shkëmbejnë vetëm për këtë. Madje ka raste kur linqet mund të kenë më shumë dobi për nga vizitat se sa për nga backlinks. Propabiliteti i klikimt të një linku nga faqja tjetër mirret:
10 klikime në 100 vizita
Këto klikime janë llogaritur kur linqet kanë qenë në pozita të kapshme për vizitorët(jo aq të dukshme, por as të padukshme)


Propabiliteti i klikimeve nga banneri në faqen tjetër


Bannerat në faqen tjetër janë njëri ndër burimet kryesore të trafikut të shumë faqeve. Madje, nga pozita e bannerit, një webmaster në faqen e tij me banner tek një faqe tjetër mund të merr më shumë vizita se sa ndoshta do ta kishte pritur, ose do kishte bërë parashikime para blerjes/shkëmbimit të bannerit. Propabiliteti i klikimit të një banneri nga faqja tjetër mirret:
35 klikime në 100 vizita


Konkluzion


Eh. Puna 4-mujore e shprehur kaq shkurtër. Unë nuk preferoj të shkruaj shumë, se me të vërtetë është e bezdisshme për vizitorin, por ka raste kur kjo është e nevojshme ose e domosdoshme një gjë e till. Për fund po ju them se klikimet varen nga ajo që ju i ofroni vizitorit, e ky studim u bë në përgjithësi, pra pa ndonjë “efekt special”, në kushte të zakonshme.

Vërejtje
Studimi është bërë për të ju afruar sadopak me gjendjen aktuale. Studimi është bërë ekslkuzivisht nga eShqiperia.com, dhe ndoshta mund të mos jetë i saktë me faqen tuaj, por është marrë në përgjithësi. Ju faleminderit.


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama