Prodhohen diamante nga eshtrat e te vdekurve

Prodhohen diamante nga eshtrat e te vdekurve

Kompania zvicerane “Algordanza” ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën dhe është tema kryesore e këtyre ditëve në rrjetet sociale për shkak të biznesit të saj të veçantë, duke prodhuar diamante nga mbetjet mortore, substanca që mbeten pas djegies. Tani diamantet mund të konsiderohen shumë më personale, pasi vijnë edhe nga mbetjet mortore të të afërmve të atyre që i porosisin. Kjo kompani zvicerane i përpunon mbetjet mortore duke i vendosur nën presion të temperaturave të larta. Hiri kompresohet në atë mënyrë që kthehet në diamant me vlerë.

Shefi i “Algordanza” tha se ideja daton 10 vjet më parë. Rinaldo Willy thotë se, numri i klientëve është rritur tashmë dhe po përhapet biznesi i tyre në 24 vende rreth e rrotull të botës. Kompania çdo vit proceson hirin e rreth 800-900 njerëzve. Dhe pas procedimit dhe prodhimit që zgjat për 3 muaj, kthehet hiri në diamante që mund të paketohen në një kuti dekorative ose projektohet si një pjesë ultra moderne në bizhuteri. Shumica e atyre që porosisin diamante nga Algordanza janë të afërmit e të vdekurve. Willy ka bërë të ditur se 25 për qind e klientëve janë zakonisht japonezë. Një diamant i tillë kushton ndërmjet 5.000 deri 22 mijë dollarë. Një proces i tillë i transformimit të eshtrave në diamante bëhet me një makineri tepër të specializuar, e ngjashme me laboratorët e diamanteve sintetike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama