Prizreni drejt zhvillimit te turizmit

Prizreni, drejt zhvillimit te turizmit

Qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti, si një vend unik në Ballkan, për vlerat e trashëgimisë kulturore, të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme. Falë pozitës së favorshme gjeografike, gërshetimit harmonik të këtyre kulturave gjatë historisë dhe një numri të lakmueshëm të monumenteve të të gjitha periudhave kohore, ky qytet me plot të drejtë mban epitetin e “qytetit muze”.

Falë infrastrukturës së vjetër kulturore e cila po përpiqet të ruhet, qyteti i Prizrenit ka mundesin  të zhvillojë  turizmin si veprimtari ekonomike .

Ky qytet,ka një potencial të lakmueshëm vlerash kulturore të trashëguara nga periudha të ndryshme historike.

Me mbi 24 lokalitete arkeologjike të identifikuara, me 39 objekte kulti të krishtera, 46 objekte islame, me mbi 74 objekte me karakteristika të theksuara të arkitekturës folklorike, Prizreni synon të bëhet një qendër e frekuentuar turistike.

Kalaja që ngritet në kodrën mbi qytet, Kompleksi I Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kisha e Shën Premtes, Manastiri i Kryeengjujve, Kisha e Shën Shpëtimtarit, Katedrala e Zonjes Ndihmëtare, Xhamia e Sinan Pashës, Hamami i Gazi-Mehmet Pashës, Ura e Vjetër e Gurit, janë vetëm një pjesë e trashëgimisë së kulturës materiale që mund të hasen në qytetin e Prizrenit dhe janë fokusi kryesorë I turistëve , të cilët nuk janë të pakët…..

Ka kaluar mesdita…dielli është varur poshtë në drejtim të perëndimit, ndërsa pak metra larg qendrës së qytetit të Prizrenit, ka ndaluar biqikleten një djalosh rreth të tridhjetave, dhe kërkon ndihmë për tu orientuar. Është Landër Egia, vjen nga Spanja….. ka dëgjuar për Prizrenin dhe ka vendosur ta vizitojë atë…..

E vizitorë të tillë, ka shumë në qytetin e Prizrenit. Herë në grupe , e herë në mënyrë individuale, vizitorë të shumtë përshkojnë rrugët e qytetit të vjetër të Prizrenit, duke eksploruar sejcili në mënyrën e tij. ……Afaristi Prizrenas Besnik Krajku, pohon se pos turistëve nga Shqipëria dhe Turqia, që janë present në qdo kohë, Prizrenin po e preferojnë edhe turistë nga Lindja e Largët.

Por , cfarë po bëjnë institucionet lokale për të fuqizuar turizmin në këtë qytet me kaq shumë vizitorë ???? Ish drejtori I drejtorisë së turizmit, Samir Hoxha, që në këtë mandat drejton Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike, thotë se në qendër të vëmendjes është restaurimi I objekteve të vjetra, që ruan identitetin e këtij qyteti.

Ka një strategji të zhvillimit të turizmit në Prizren,Këtë na e thotë edhe drejtori I drejtoris së turizmit Mensur Bytyqi, por gjërat po lëvizin ngadalë në këtë drejtim.

Problem shqetësues për ecurinë e turizmit në Prizren, është edhe mungesa e cicëronëve ,por edhe e një ligji për orientimin në mënyrë institucionale të vizitorëve, thotë Samir Hoxha.

Çështja e ciceronëve turistik, është bërë temë e drejtorisë së turizmit të kësaj komune.Së shpejti do të organizohet një seminar 3 javor,përmes së cilit do të çertifikohen ciceronët e ardhshëm që do të angazhohen në Prizren, thotë zotëri Bytyçi.

Shoqëria civile, mendon se institucionet lokale, nuk po I qasen si duhet zhvillimit të turizmit në Prizren, sipas tij e gjithë shoqëria , duhet të kontribojë në sigurinë e turistëve.

Ndërkaq, policia rajonale e Prizrenit, ka një plan operativ për sezonën turistike. Kapiteni Hazir Berisha, thotë se, do të ketë numër të shtuar të policëve civilë në gjithë teritorin e komunës së Prizrenit.

Prizreni është i njohur edhe për traditën e mirë të kultivimit të arteve të bukura. Janë organizuar dhe vazhdojnë të organizohen manifestime të shumta kulturore tradicionale. Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, Festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”,festivali I fëmijëve “Fluturat”, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera kulturore dhe sportive. Vetëm gjatë javës së “Dokufestit” , Prizreni ka mbi 30 mijë vizitorë, me mbi 11 mijë e 500 shikues të filmave. Por kënaqësia e vizitorëve të huaj nuk do të përfundonte vetëm në qytet. Prevalla, Vërmica, si dhe disa fshatra të tjerë interesant, në periferi,do të  mund të përmbushin mozaikun e kërkesave turistike, në qytetin e Prizrenit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama