Prape Termeti? Shtypshkronja ben lemsh zgjedhjet

Prape Termeti? Shtypshkronja ben lemsh zgjedhjet

Shtypshkronja, që ka printuar fletët e votimit, ka bërë dy gafa të rënda, duke shkaktuar probleme në dy Bashki të vendit. Kështu në Bashkinë e Roskovecit, të dy kandidatët garojnë nën siglën e ASHE të mazhorancës. Gafa është më e rëndë në Bashkinë e Tepelenës.

Kandidati i mazhorancës, Tërmet Peçi, mban numrin dy. Por numrin dy e ka edhe kandidati i opozitës, Veip Çela. Pra kandidati i pavarur, Dritan Memushi ka numrin 1 dhe lista vazhdon me 2, 2 dhe jo 2, 3. Të gjitha qendrat e votimit janë bllokuar. Probleme ka pasur edhe në Devoll në votimin për Këshillin Bashkiak. Në fletën e votimit, të dy koalicionet janë shënuar APPD. Kjo ka sjellë bllokimin e votimit.

Megjithatë KQZ vendosi për vazhdimin e procesit zgjedhor në Tepelenë, Roskovec dhe Devoll, pavarësisht problemeve. Aty do votohet me fletët e votimit ekzistuese.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama