Personazhet e medhenj qe i humbem ne 2014-en

Personazhet e medhenj qe i humbem ne 2014-en

Viti 2014 ka qenë viti i surprizave dhe eventeve të mëdha në fushën e sportit, artit apo dhe politikës. Por ky vit ka qenë edhe viti i humbjeve të personazheve të mëdhenj, duke filluar nga shkrimtari Gabriel Garcia Marquez tek aktori i famshëm Robin Williams.  Ja disa prej personaliteteve që vdiqën gjatë vitit 2014:

JANAR

ARIEL SHARON (85 vjeç) – Pas një goditjeje cerebrale dhe tetë viteve në koma. Ish-gjenerali, ish-burri i hekurt i të djathtës izraelite, njihet si mbështetës i fortë i kolonizimit para vendosjes për tërheqjen izraelite nga Rripi i Gazës në vitin 2005.

CLAUDIO ABBADO (80 vjeç), shef i orkestrës italiane i ”la Scala”-s në Milano, i ”London Symphonic Orchestra” dhe Orkestrës Filarmonike të Vjenës. Mjeshtri i famshëm italian, Claudio Abbado ka drejtuar orkestrat më të mëdha të botë.

PETE SEEGER (94 vjeç), një prej legjendave të muzikës folk dhe të “protest song” amerikan për të drejat civile dhe kundër luftës në Vietnam frymëzoi Bob Dylan, Joan Baez dhe  Bruce Springsteen.

SHKURT

PHILIP SEYMOUR HOFFMAN (46 vjeç), aktor dhe komedian amerikan, i cili u bë më pas regjisor i njohur, vdiq pas një përzierje drogash dhe medikamentesh. Fitues i çmimit Oscar si aktori më i mirë në vitin 2006 për rolin në ”Truman Capote”.

SHIRLEY TEMPLE (85 vjeçe), fëmija i parë që bëhej yll i ”Hollyëood”-it duke marrë çmim Oscar në moshën gjashtë-vjeçare dhe u largua nga kinemaja në moshën 21-vjeçare. Ajo ka luajtur në rreth 40 filma, dhe në pjesën më të madhe të tyre ishte nën moshën 12-vjeçare. Ajo shërbeu si ambasadore në Ganë më pas në Çekosllovaki, gjithashtu edhe pranë Kombeve të Bashkuara.

PACO DE LUCIA (66 vjeç), kitaristi legjendar spanjoll i flamenkos, vdiq nga një krizë kardiake në Meksikë.

MARS

GERARD MORTIER (70 vjeç), drejtuesi brilant i operas belge, ai mbështeti pa pushim modernizimin e artit lirik.

PRILL

MICKEY ROONEY (93 vjeç), një prej fëmijëve të parë të famshëm të kinemasë, i cili njohu një popullaritet shumë të lartë në vitet ’30 dhe ’40. Aktor me jetëgjatësi të jashtëzakonshme, ishte gjithahstu regjisor, prodecent, skenarist dhe kompozitor.

GABRIEL GARCIA MARQUEZ (87 vjeç),  Çmimi Nobel për Letërsinë, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës spanjolle, ai mishëroi shpirtin e ”realizmit magjik”. “100 vjet vetmi” (1967), u shit në më shumë se 30 milionë kopje.

MAJ

Gjenerali, WOJCIECH JARUZELSKI (90 veç), burri i hekurt i Polonisë komuniste,  i cili më 13 dhjetor 1981 dekretoi ligjin e luftës kundër sindikatës ”Solidarnos’ të Lech Ëalesa. Pas zhvillimeve demokratike në vend në vitet 1989-90, Jaruzelski u zgjodh presidenti i Polonisë.

KORRIK

EDOUARD CHEVARDNADZE (86 vjeç), ish-presidenti gjerogjian, ai ishte ministër i Punëve të Jashtme në kohën e ish-bashkimit Sovjetik, një prej nismëtarëve të fundit të Luftës së Ftohtë me liderin sovjetik, Mikhaïl Gorbatchev. President i Gjeorgjisë së pavarur në vitin 1995, ai dha dorëheqjen në vitin 2003 gjatë ”Revolucionit të Trëndafilave”.

NADINE GORDIMER (90 vjeçe), romancierja afrikano-jugore,  fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991 dhe angazhuar në luftën kundër aparteidi.

LORIN MAAZEL (84 vjeç), shef i orkestrës amerikane, ai ka drejtuar veçanërisht Orkestrën Filarmonike të Bju Jorkut dhe Operan Shtetërore të Vjenës.

JOHNNY WINTER (70 vjeç), kitaristi dhe legjendari i muzikës bluz, një prej legjendave të festivalit të Ëoodstockut.

GUSHT

SIMON LEYS (78 vjeç), kinologu dhe shkrimtari belg, emri i vërtetë i të cilit ishte Pierre Ryckmans denoncoi realitetet e revolucionit kulturor në një prej veprave të tij më të njohura “Nëntë zakonet e presidentit Mao”.

ROBIN WILLIAMS (63 vjeç), aktori amerikan, fitues i çmimit Oscar për rolin më të mirë të dytë në vitin 1998 për “Will Hunting”, u vetëvra. Robin Williams, që ka zhvilluar një karrierë të shtrirë në më shumë se tre dekada, u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në ”Good morning Vietnam’ të Barry Levinson në vitin 1987.

LAUREN BACALL (89 vjeçe), aktorja ikonë e epokës së artë të ”Hollywood”-it. Aktorja amerikane humbi jetën për shkak të një problemi kardio-vaskular.

JAMES FOLEY (40 vjeç), gazetari amerikan i rrëmbyer në muajin nëntor 2012 në Siri. I pari nga një sërë pengjesh perëndimore të vrarë nga grupi xhihadist të Shtetit Islamik.

RICHARD ATTENBOROUGH (90 vjeç), kineasti dhe aktori britanik, fitues i çmimit OScar që regjinë më të mirë në vitin 1989 për filmin “Gandhi”.

SHTATOR

 IAN PAISLEY (88 vjeç), figurë historike e protestantizmit radikal në Irlandën e Veriut, ish-drejtuesi i partisë Unioniste Demokrate (DUP).

TETOR

JEAN-CLAUDE DUVALIER (63 vjeç), ish-diktatori haitian (1971-86). Ai trashëgoi pushtetin e babait të tij, François Duvalier para se të mërgonte për 25 vjet në Francë.

NËNTOR

MIKE NICHOLS (83 vjeç), aktori dhe regjisori, personalitet i Hollyëoodit, i cili realizoi filmat ”Laureati” me Dustin Hoffman apo ”Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf?” me Elizabeth Taylor. Komedian, kineast, regjisor, ai ishte një prej të personazheve të rrallë që ka marrë një çmim Oscar, një Emmy, një Grammy dhe një Tony Aëard.

Phyllis Dorothy (P.D.) JAMES (94 vjeç), shkrimtari britanik, autor i 20 romaneve policore.

DHJETOR

MBRETËRESHA FABIOLA (86 vjeçe), aristokratja me origjinë spanjolle, katolike e zellshme, bashkëshortja e mbretit Baudouin të Belgjikës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama