Permbytjet Ristani Shkak neglizhenca e qeverise

ristaniTIRANE, 13 Tetor/ATSH/- Partia Demokratike vijoi të martën akuzat ndaj qeverisë për mos mbështetjen e banorëve të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, përmes një deklarate për shtyp tha se përmbytjet në Fier e në Vlorë, por dhe në zona të tjera të jugut, janë dramatike jo vetëm për dëmet që kanë sjellë në qindra familje e biznese, por sidomos për faktin se, shkaku kryesor është neglizhenca e qeverisë.

Ai akuzoi qeverinë për mos vënien në punë të hidrovorëve si dhe uljen e fondeve për kullime dhe investime në kanalizime. "Janë ulur me 25.6 përqind këto fonde, ose janë hequr 5 milionë dollarë, që po të ishin investuar, qindra familje do të kishin shpëtuar nga uji dhe balta", deklaroi Ristani.

Sipas Ristanit, qeveria u detyrohet dëmshpërblim të plotë dhe të shpejtë, ndërsa siguron se PD do të jetë në krah të tyre derisa kjo të ndodhë. /a.gjonaj/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama