Per cfare nuk u moren vesh PS dhe PD dhe pse amerikanet bene fajtore PD-ne? Exit shpjegon

Për çfarë nuk u morën vesh PS dhe PD dhe pse amerikanët bënë fajtore PD-në?  Exit shpjegon

Në reformën e propozuar, institucionet, ndoshta, më të rëndësishme të të gjithë sistemit të drejtësisë do të jenë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), të cilët do zëvendësojnë Këshillin e Lartë aktual të Drejtësisë. Të dy institucionet do të kenë të njejtat kompetenca, respektivisht për sistemin e gjyqësorit dhe të prokurorisë. (Në këtë shpjegimin, për thjeshtësi do t'i referohemi vetëm KLGJ-së, por i njejti shpjegim vlen edhe për KLP-në, pasi ato janë konceptuar në mënyrë identike)

KLGJ do të administrojë dhe kontrollojë funksionimin dhe karrierën në sistemin gjyqësor. Ndër të tjera, KLGJ:

KLGJ do të ketë 11 anëtarë, nga të cilët 6 do jenë gjyqtarë dhe do të zgjidhen me votimin e gjithë gjyqtarëve të vendit, ndërsa 5 anëtarë do të jenë jo-gjyqtarë dhe do të zgjidhen nga Kuvendi.

Mosmarrëveshja kryesore dhe e vetmja ende e pazgjidhur mes shumicës dhe opozitës lidhet, pikërisht, me mënyrën e zgjedhjes nga Kuvendi të 5 anëtarëve jo-gjyqtarë të KLGJ-së.

Propozimi, në të tre draftet e deritanishme të reformës, ka qenë që 5 anëtarët jogjyqtarë të KLGJ-së të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e votave, pra me miratimin e të paktën 84 deputetëve.

Opozita e kundërshtoi këtë shumicë, pasi koalicioni aktual qeveritar i ka kaq deputetë, që do të thotë se ai mund të zgjedhë në mënyrë të njëanshme të gjithë anëtarët e KLGJ-së. Kundërpropozimi i opozitës, fillimisht, ishte që shumica miratuese të rritej në 2/3, pra në 94 vota, duke garantuar, praktisht, që anëtarët do të mund të zgjidhen vetëm me konsensus shumicë-opozitë.

Por shumica nuk e pranoi këtë propozim (dhe nuk e ndryshoi qëndrimin e saj deri para një jave).

Dy rekomandimet, i shumicës dhe opozitës, ju çuan për mendim Komisionit të Venecias. Komisioni pranoi që anëtarët e KLGJ-së duhet të zgjidhen me shumicë të kualifikuar (pra, më të madhe se shumica e thjeshtë 50 për qind plus një) dhe se nuk duhet të zgjidhen vetëm nga shumica parlamentare. Komisioni, edhe pse pranoi se varianti i opozitës me 2/3 mund të jetë një variant i mundshëm, u shpreh se mund të ketë variante të tjera të përshtatshme për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së që mund të konsiderohen.

Por Komisioni i Venecias bëri një vërejtje shumë më të rëndësishme se sa komenti mbi përqindjen e përshtatshme për votimin. Komisioni theksoi se çfarëdo shumice e kualifikuar të zgjidhet, përfshi edhe 3/5 apo 2/3, në praktikë mund të ndodhë që shumica mund të mos arrihet dhe procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së të bllokohet. Për këtë arsye, Komisioni sugjeroi që duhet të parashikohet një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Kuvendi nuk arrin shumicën e nevojshme, cilado qoftë shumica që vendoset.

Për të shmangur këtë bllokim të mundshëm, ekspertët e huaj propozuan procedurën e mëposhtme, e cila ruan shumicën 3/5:

Kjo procedurë, praktikisht, e zhvendos zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së nga Kuvendi tek KLE.

Partia Demokratike e kundërshtoi propozimin e mësipërm. Në këndvështrimin e saj, lënia e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së në dorë të KLE-së do të thotë, praktikisht, t'i lesh në dorë të qeverisë: edhe sikur KLE, vetë, të jetë e pandikuar dhe objektive, në fund të fundit, ajo do të rendisë propozimet që do t'i vinë nga shoqata e avokatëve, shoqata e noterëve, pedagogët e drejtësisë të universiteteve të akredituara, Shkolla e Magjistraturës dhe shoqëria civile. PD mendon, jo pa arsye, se të gjitha këto shoqata apo institucione janë të ndikueshme apo kontrollueshme nga qeveria, e cila mund të ndikojë kështu kandidaturat dhe, për rrjedhojë, emërimet e anëtarëve të KLGJ-së.

Sipas pretendimeve të PD-së, për të zgjidhur situatën, grupi i ekspertëve të OPDAT-it--misioni i asistencës amerikane në fushën e drejtësisë--i propozi PD-së disa variante të tjera për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së. Ajo që është e sigurtë është se PD zgjodhi (apo propozi vetë) një prej këtyre propozimeve, të ashtuquajturën formulë të "vendeve të rezervuara", sipas së cilës 5 anëtarët jogjyqtarë të KLD-së zgjidhen si më poshtë:

Një linjë e tillë (pa hyrë në detaje) ishte sugjeruar më herët si zgjidhje e mundshme edhe nga Komisioni i Venecias.

Ky propozim i OPDAT-it (apo i vetë PD-së), i zgjedhur nga PD nuk u pranua nga PS.

Ndoshta për të shmangur përgjegjësinë për mos dhënien e konsensusit, Kryeministri Rama bëri një lëvizje të zgjuar taktike. Në mënyrë të papritur, pasi kishte ftuar dhe rënë dakord për t'u takuar me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha, Kryeministri Rama deklaroi në një takim publik se ai kishte vendosur të pranonte kërkesën e PD-së për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së me 2/3 e votave të Kuvendit nga 3/5 sikurse ishte parashikaur deri atëherë.

Qëndrimi i ri i Kryeministrit, i pompuar gjërësisht në media, tingëlloi në publik qartasi si një lëshim i rëndësishëm i tij për të mundësuar konsensus, aq më tepër që të gjithë mbanin mend se opozita e kishte kërkuar këtë gjë muaj më parë. Ajo që Kryeministri nuk përmendi dhe që publiku nuk dinte, ishte se kjo kërkesë tashmë ishte kapërxyer, dhe si PD-ja edhe ekspertët e huaj kishin pranuar (apo propozuar) një mekanizëm krejt tjetër për zgjedhjen e anëtareve, atë të "vendeve të rezervuara".

Nga ana tjetër, edhe pse në dukje "lëshimi" i Kryeministrit Rama u kuptua në publik se ai i dha opozitës të drejtën e vetos për zgjidhjen e anëtarëve të KLGJ-së, praktikisht nëse PD do të ushtrojë këtë veto, zgjedhja e anëtarëve të KLGJ-së nuk bëhet më nga Kuvendi, pra me konsensusin pozitë-opozitë, por nga Këshilli i Lartë i Emërimeve, vendimi i të cilit ka shumë gjasa të ndikohet, indirekt, nga qeveria, sikurse u shpjegua më sipër.

Në takimin e të hënës palët shkuan pikërisht me dy propozimet e kundërta të përshkruara më sipër:

Nuk dihet saktësisht se çfarë u fol gjatë 3 orëve të takimit, por në përfudnim nuk u arrit dakordësia.

Pas takimit, Kryeministri Rama shkëlqeu në komunikimin publik, duke folur thjesht dhe qartë para qytetarëve për "lëshimin" e madh që PS i bëri PD-së, të cilin PD nuk e pranoi edhe pse kjo ishte kërkesa e saj, ngaqë PD është, në realitet, kundër reformës në drejtësi.

PD-ja u tregua e ngathët dhe amatore në komunikimin publik, pasi akuzave të thjeshta, por të fuqishme të Kryeministrit Rama iu përgjigj duke folur për "vendet të rezervuara" (term që pak kush e kupton) e duke dhënë shpjegime të gjata, teknike, të mërzitshme dhe të pakuptueshme për njerëzit e thjeshtë.

Si rezultat, publiku "kuptoi" se PS kishte bërë një "lëshim" të madh në emër të arritjes së reformës, kurse PD nuk e pranoi këtë lëshim, por kërkoi diçka të pakuptueshme -- betejën e opinionit publik e fitoi qartasi shumica e drejtuar nga Kryeministri Rama.

Natyrisht, sepse edhe ata u ndikuan nga aftësia në komunikim dhe manovrimi i Kryeministrit Rama, dhe ndoshta edhe ata e interpretuan situatën sikur njëra palë bëri një lëshim thelbësor, kurse tjetra u tregua e palëkundur fare nga qëndrimi paraprak i saj.

Por më e rëndësishmja, sepse ata e shohin gjendjen ndryshe nga PD. Me gjasa, në këndvështrimin e tyre edhe nëse zgjedhja finale e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit nuk i mbetet Kuvendit, por Këshillit të Lartë të Emërimeve, zgjedhja do të jetë e panshme pasi KLE përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë që zgjidhen me short dhe ndërrohen çdo vit.

Shqetësimi i PD-së se PS mund të kontrollojë emërimet duke kontrolluar propozimet për anëtarë, përmes ndikimit apo kapjes së shoqatës së avokatëve, shoqatës se noterëve, shoqërisë civile apo të pedagogëve të drejtësisë mund të duket i pabazë për amerikanët.

Përvoja jonë politike deri më sot sugjeron se ndonëse frika e PD-së mund të jetë vërtetë e ekzagjeruar, ajo, sidoqoftë, nuk është e pa bazë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama