Peizazhe te fjales refuzon Ministrine e Kultures

Peizazhe të fjalës refuzon Ministrinë e Kulturës

Revista online "Peizazhe të fjalës" nuk ka pranuar mbështetjen me fonde nga Ministria e Kulturës për financimin e një projekti, për të cilat revista kishte aplikuar më parë. Në një editorial të titulluar Ekzistojmë dhe Rezistojmë drejtuesit e revistës sqarojnë se refuzimi është denoncim për atë që po ndodh me kulturën në Shqipëri.

Përpara disa kohësh, përfaqësues të revistës "Peizazhe të fjalës" aplikuan në Ministrinë e Kulturës për financimin e projektit "Laboratori i diskursit kritik shqip". Projekti synonte botimin në Peisazhe të Fjalës të një serie prej dhjetë esesh të gjata mbi kulturën.

Projekti është miratuar nga Ministria e cila ka ofruar fondin prej 4oo mijë lekë për pagesën e autorëve te eseve.

Por drejtuesit e revistës kanë vendosur ta refuzojnë fondin pduke u shprehur se nuk duan të përfitojnë fonde, të cilat kanë për qëllim promovimin e politikave të pushtetit dhe ngritjen e kulteve të caktuara politike kulturore.

Refuzimi është gjithashtu protestë për shpërndarjen klienteliste të fondeve të Ministrisë në mbështetje të artit dhe kulturës.

Ndër të tjera, editoriali i Peisazhe të Fjalës shprehet:

Gjithsesi, "Peizazhe të fjalën" bën të ditur se projekti "Laboratori i diskursit kritik shqip" do të vazhdojë.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama