Askush nuk do ta kishte menduar se Huejda El Sajed është një adhuruese e futbollit. Dhe nëse do ta kishim dëgjuar këtë të gjithë do të kishim pak dy shime. Por është mëse e vërtetë. Fotot e tregojnë më së miri këtë fakt. Madje në fytyrën e saj lexohet ankthi dhe gëzimi, emocione që i ka përjetuar në ndeshjen “Tirana-Domzale”, që u zhvillua këtë të mërkurë në stadiumin “Qemal Stafa” dhe që përfundoi me rezultatin 1 me 2 për sllovenët. Ka qenë e shoqëruar me miqtë e saj gazetarin Arjan Konomi dhe Ardita Mullai, të cilët kanë bërë tifo pafund për skuadrën shqiptare. Ndërkohë Huejda ka mbyllur me mjaft sukses sezonin e emisionit të saj “Venus” dhe do të nisë këto ditë pushimet e verës në një i t i n e r a r, që do të nis nga Parisi për të vazhduar në Ibiza , Madrid e Barcelonë.











