Me ardhjen e verës të gjithë po vrapojnë drejt bregdetit. Por krahas transportit publik apo edhe makinave private, ka nga ata që shkojnë edhe me helikopterë në bregdet.
Në një foto që besohet se është bërë në plazhin e Drimadhes, shihet një helikopter i parkuar pikërisht në bregdet. Ndërsa piloti i helikopterit ka zbritur për të shijuar qetësinë që të ofron plazhi i jugut.