Paralele me 1914-n? Cfare na meson historia per ngjarjet ne Ukraine?

Paralele me 1914-n? Cfare na meson historia per ngjarjet ne Ukraine?

Në 100-vjetorin e Luftës së Parë Botësore, është tundues krahasimi midis ngjarjeve në Ukrainë dhe vitit 1914. Mirëpo kriza aktuale ka pak ngjashmëri me situatën gjeopolitike të asaj kohe. Gjendja aktuale në Ukrainë është e pasur me ngjashmëri historike. Mirëpo cilat pjesë të historisë janë më të ngjashme me ngjarjet e fundit?

Pikërisht 100 vjet pas mbarimit të Luftës së I-rë Botërore, krahasimi me 1914-ën është i pashmangshëm. “Kriza e Korrikut” nuk paralelizohet me asnjë ngjarje në historinë botërore. Në 28 qershor të atij viti, pasardhësi i fronit austriak dhe gruaja e tij u qëlluan në Sarajevë nga studentët serbë në Bosnjë, të cilët po vepronin si hije e rrjetit ultranacionalist me baza në Beograd. Qeveria austriake në Vienë ofroi mbështetjen e saj dhe u betua t’i jepte një ultimatum fqinjit serb. Berlini premtoi mbështetje për Austrinë në 5 korrik. E inkurajuar nga Parisi, Rusia u zotua se do të mbronte klientin serb duke u mobilizuar kundër Austrisë dhe Gjermanisë. E pakënaqëur nga përgjigja serbe për një ultimatum, Austria i hapi luftë Serbisë. Rusia u mobilizua kundër Austrisë dhe Gjermanisë. Gjermania i shpalli luftë Rusisë dhe më pas Francës. Franca i kërkoi ndihmë Londrës. Dhe në 4 gusht, 1914, në luftë hyri Britania.

Konstelacione të ndryshme gjeopolitike

Spektri i kësaj lufte është i nevojshëm për të na kujtuar kostot e tmerrshme që ka dështimi i politikave, bisedimeve dhe kompromiseve. Mirëpo, drejtimet e përfshira në situatën e Ukrainës kanë pak lidhje me konstelacionet gjeopolitike të vitit 1914. Asokohe, dy fuqitë qendrore u përballën me një treshe të perandorive botërore në periferitë lindore dhe perëndimore të Europës. Sot, një koalicion i gjerë i shteteve perëndimore dhe lindore në Europë është i bashkuar përballë ndërhyrjeve të Rusisë në Ukrainë.

Lufta e Krimesë (1853-1856) mund të ngjajë më tepër, pasi kemi të bëjmë me një koalicion të shteteve perëndimore, të bashkuara kundër përpjekjeve supreme të Rusisë. Ajo luftë kushtoi mbi gjysmë milioni jetë dhe filloi kur Rusia dërgoi 80 mijë trupa në principatat e Danubit, Moldavi dhe Vllahi, të cilat kontrolloheshin nga Perandoria Osmane. Rusia argumentoi se ishte e drejta dhe detyrimi i saj që të vepronte si një mbrojtëse e ortodoksëve në Perandorinë Osmane, siç po pretendon edhe sot se po mbron të drejtat dhe interesat e rusëve etnikë në Ukrainën lindore.

Po ashtu, ka qenë e vështirë të injorohen paralelet me Luftën Civile në Angli, në vitet 1640. Si atëherë, edhe tani, një parlament me vetëbesim të lartë u përball me një kryetar shteti kontradiktor. Ashtu si presidenti Janukoviç mori një drejtim të paditur pas rrëzimit, ashtu edhe Karli i I-rë, i cili ishte përpjekur dhe kishte dështuar të arrestonte kryetarët e opozitës parlamentare u largua nga Londra për t’u kthyer 7 vite më vonë për gjyqin dhe ekzekutimin e tij.

Nevoja për zgjidhjen e "Psikodramës"

BE ka investuar në procesin e demokratizimit të Ukrainës, duke synuar transformimin politik dhe ekonomik. Në të kundërt, NATO, si një aleancë e formuar për të mbrojtur interesat perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë, është fokusuar në ruajtjen e ekuilibrit global të fuqisë.

Çdo zgjidhje duhet të marrë në konsideratë implikimet e ndryshme. Përdorimi i Ukrainës nga Perëndimi, si një fuqi për të grushtuar rusët do të ishte e padrejtë ndaj historisë së rajonit dhe do të çonte në mungesë të mëtejshme stabiliteti. Po ashtu, lejimi i rusëve të bëjnë çfarë duan do ta ftonte Moskën për ta përdorur Ukrainën si grusht për të zmbrapsur Perëndimin.

Ajo që nevojitet është një zgjidhje e përbërë, e cila merr parasysh të gjitha interesat, duke ruajtur vetëdijen historike të vendeve të përfshira në konflikt.

Ministri i Jashtëm Gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ministrat e jashtëm të BE-së janë treguar shumë të nxituar gjatë ditëve të para të krizës për t’u përfshirë në anën e opozitës ukrainase dhe shumë të ngathët për të marrë në konsideratë çështjet e mëdha gjeopolitike të përfshira në krizë.

Edhe deklarata e presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso preku rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve ukrainas. 

Qëndrimi i kujdesshëm ka qenë tipar edhe i deklaratave të presidentit Obama.

Prandaj, emergjenca e Ukrainës na kujton sesa shpejt ngjarjet mund të zbërthehen në plane dhe të prodhojnë konstelacione të papara ndonjëherë. Përgjigjet që na jep historia për pyetjet e të tashmes janë të shumëfishta dhe të kushtëzuara. Nuk ka një përgjigje të vetme dhe absolute. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama