Parabola e Luizes dhe Piktorit

Parabola e Luizës dhe Piktorit

Të gjithë jemi të kënaqur që Luiza fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Atletikës.

Për të fituar, Luiza Gega filloi të vrapojë dhe nuk ndaloi kurrë. Me kurajo dhe shpirt sakrifice.

Edhe atëhere kur, për interesa private dhe korruptive, ai që duhet ta ndihmonte i prishi edhe vendin e vetëm të stërvitjes.

Tani të gjithë presim nga ajo të na bëjë të ëndërrojmë Lojrat Olimpike të Brazilit, por çmimin e madh prej një milion eurosh do ta ndajnë mes tyre djemtë e përkëdhelur të futbollit.

Por e dyta në Europë doli ajo, jo Shqipëria.

E fitoi e vetme medaljen e saj; politikat e qeverisë vetëm e kanë penguar rrugëtimin e saj.

Nga njëra anë puna e përditshme; nga ana tjetër propaganda dhe vjedhja.

Nga njëra anë vullneti dhe sakrifica e vazhdueshme; nga ana tjetër ankimet dhe babëzia demagogjike.

Ajo e arrin Europën duke djersitur dhe vrapuar; ata për pushime me lekët e vjedhura.

Modeli politik i qeverisë është pikërisht arsyeja që po i bën të gjithë të vrapojnë për ta arritur Europën vetë; nëse presin që qeveria t'i ndihmojë, Europën dhe Lojrat Olimpike mund t'i shohin veç në televizor.

Natyrisht, vetëm në Digitalb.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama