Papa Shqiperia toke heronjsh toke e shqiponjave

Papa: Shqiperia toke heronjsh, toke e shqiponjave

Papa në fjalimin e tij në Presidencë ka thënë se ndihet i nderuar që ndodhet në tokën e shenjtë të Shqipërisë.Ati i shenjtë, Papa Francesku e quajti Shqipërinë tokë të fisme, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët sipas tij, e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes.

Ai falënderoi shqiptarët që e ftuan, në siç e quajti Shqipërinë, tokë e shqiponjave.

 

“Respektimi I të drejtave njerëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin e shoqëror e ekonomik të një vendi. Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihet e garantohen të drejta e tij, lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët”, tha ai.

 

Papa përgëzoi Shqipërinë për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

 

“Kjo që ndodh në Shqipëri tregon, përkundër, se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve dhe bashkësive me përkatësi të ndryshme fetare jo vetëm që e urohet, por është e mundur dhe e zbatueshme konkretisht.

 

Bashkëjetesa paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, në të vërtetë, është pasuri e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm të një populli. Është vlerë, që duhet ruajtur e duhet ushqyer do ditë me edukimin për të respektuar dallimet dhe identitet specifike, të gatshme për dialog e bashkëpunim në dobi të të gjithëve, duke e njohur dhe duke e nderuar njëri-tjetrin. Është dhuratë, të cilën duhet t’ia lypim gjithmonë Zotit, në lutje. Uroj që Shqipëria ta vijojë këtë udhë, duke u bërë për shumë vende shembull frymëzimi”, tha Ati i Shenjt.

 

Papa përmendi edhe Nënë Terezën, tha se ajo bashkë me martirët që e dëshmuan fenë dhe heroizmin, atyre sipas tij, u takon mirënjohja jonë më e thellë e lutja jonë – sigurisht galdojmë në Qiell për punën e burrave dhe të grave vullnetmirë në rilulëzimin e shoqërisë dhe të Kishës së Shqipërisë.

 

Por Papa tha se tash është një sfidë tjetër, ajo drejt një bote që priret drejt globalizimit ekonomik e kulturor, e që sipas tij, duhet bërë qdo përpjekje që rritja dhe zhvillimi të jetë në shërbim të të gjithëve e jo vetëm të një pjese të popullsisë.

 

Tha se ky globalizimit të treguar duhet t’i përgjigjet globalizmi i solidaritetit.

 

“Rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar, bashkë me të drjetat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individëve e shtetit, me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit, që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen”, tha ai.

 

Në fund ai iu lut Marisë, Nënës së Këshillit të Mirë, ta mbrojë Shqipërinë dhe tha se ia beson asaj shpresa e mbarë popullit shqiptar.

 

Ai e përfundoi fjalimin e tij me një lutje: Hyji dikoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!

Ndërsa, presidenti Nishani shprehu emocionin e veçante për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, ndërsa në fjalën e tij theksoi se në vendin tonë, brez pas brezi është trashëguar respekti mes komuniteteve fetare .

 

"Krishterimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit", u shpreh Nishani. Papa Françesku sapo ka takuar kryetarin e bashkësisë së Tiranës, Lulzim Bashën, sapo ka arritur në Sheshin “Nënë Tereza”. Ku Lulzim Basha ia ka dorëzuar “Çelësin e Tiranës”, apo çmimin “Qytetar Nderi”, i Tiranës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama