Papa Francesku Shqiperia te jete shembull per tolerancen fetare

Papa Francesku: Shqiperia te jete shembull per tolerancen fetare

Gjatë një fjalimi të mbajtur në selinë e presidencës, Papa Françesku është shprehur i lumtuar që ndodhet në tokën e fisme shqiptare, një tokë heronjsh që u flijuan për pavarësi.

 

“Jam shumë i gëzuar që gjendem në tokën e fisme të Shqipërisë. Në një tokë heronjsh që u flijuan për pavarësi. Është tokë e martirëve. Ju falenderoj për ftesën në atdheun tuaj të quajtur toka e shqiponjave”, tha Papa.

 

Më tej ai vlerësoi bashkëjetesën dhe tolerancën fetare në vend, duke u shprehur se Shqipëria duhet të vazhdojë të jetë shembull për vendet e tjera.

 

“Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera”, ka deklaruar Papa.

 

-Papa Françesku ka mbërritur në selinë e presidencën ku edhe po zhvillon takimin me presidentin Bujar Nishani.

 

-Me mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Tiranës dhe sheshin Nënë Tereza për ti uruar mirëseardhjen në Shqipëri, Papa Françeskut.

 

-Menjëherë pas përfundimit të takimit me Papën, kryeministri Rama ka postuar në Tëitter një foto të avionit me të cilin udhëtoi Papa Françesku, i cili mbante mbi të flamurin e Vatikanit dhe atë të Shqipërisë. “Çfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjtë mbi tokën e shqiptarëve. Mirënjohje”, shkruan Rama.

 

-Ndërkohë që pas takimit në aeroport me kryeministrin Rama, Papa Françesku është nisur drejt Tiranës ku edhe do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin.

 

Papa Françesku ka shkelur pak çaste më parë tokën shqiptare ku është pritru në aeroportin Nënë Tereza nga kryeministri Edi Rama dhe ministrant Ditmir Bushati dhe Mirela Kumbaro.

 

Papa dhe Rama po zhvillojnë një bashkëbisedim Brenda ambienteve të aeroportit, ku edhe kryeministri i ka dhuruar Atit të Shenjtë dhuratën që kishte rezervuar për të.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama