PD denoncon Dako kercenoi me jete komisioneret

PD denoncon: Dako kercenoi me jete komisioneret

Shtabi elektoral i Partisë Demokratike denoncon kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, se ka kërcënuar me jetë komisionerët e KZAZ nr, 22. “Ju po luani me jetën time, unë do merrem me jetet tuaja”, mësohet të jetë mesazhi i dërguar nga Dako sipas shtabit elektoral të PD-së.

Mësohet se në QV, ku ishte caktuar të votonin të burgosurit, ishte marrë vendim për t’u mbyllur QV pasi për 5 orë nuk ka pasur votues të tjerë.

Dhe në bazë të një klauzole ligjore, nëse në QV nuk ka votues deri pas 5 orësh, atëherë mund të mbyllet.

Në momentin kur kanë dashur ta mbyllin, mësohet se ka shkuar në telefonin e tyre mesazhi kërcënues i Dakos, sipas PD-së, i cili ka kërkuar të mos mbyllet QV, por të qëndrojë e hapur deri në orën 19:00.Qytetarët janë të ftuar të raportojnë probleme dhe vështirësi zgjedhore. Vëzhgues të Certifikuar mund të njoftohen në kohë reale për problemet që votuesit kanë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama