PD Veliaj show me premtime boshe. PS Basha braktisi Halim Kosoven

PD: Veliaj, 'show' me premtime boshe. PS: Basha braktisi Halim Kosoven

Partia Demokratike ka akuzuar kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj se po vazhdon të bëjë “show” mediatik me daljet e tij në fushatën zgjedhore.Sipas deputetit Gert Bogdani, Veliaj, ashtu siç bënte kur ishte ministër, vijon të harxhojë miliona lekë, duke premtuar gënjeshtra dhe mashtrime.

“Një shfaqje live që kushton 7 milionë lekë të vjetra, tre herë në ditë, 21 milionë lekë. Para që mund t’i shkonin familjeve në nevojë. Ai vazhdon të flasë më shumë premtime boshe se të japë shpresë, premtime që i ka bërë për dy vjet me radhë si ministër i Rilindjes, – deklaroi Bogdani. – MMRS-ja, ku ministër ishte Veliaj, ka rritur vetëm shifrat e emigracionit dhe nuk ka snjë arritje. Tirana dh Shqipëria nuk e meritojnë këtë Rilindje”.

Ndërkohë, Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka, ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se jo vetëm që nuk mbajti premtimet e bëra para se të merrte mandatin, por edhe se kishte në plan të zhdukte çdo hapësirë të gjelbër në kryeqytet.

“Basha është zhdukur nga Tirana dhe nuk i del në krah kandidatit të partisë së tij, pasi nuk ka më çfarë t’u thotë qytetarëve. Bëri shumë premtime Luli në vitin 2011, por nuk ndërtoi asnjë park dhe me planin e tij urbanistik ishte gati të zhdukte hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit”, tha Xhaçka.

“Më 21 Qershor, qytetarët do të votojnë për të kthyer qytetin në drejtimin e duhur, do të votojnë Erion Veliajn”, shtoi deputetja socialiste.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama