Bukuria nuk njeh moshë. Të pozosh nudo në moshën 52-vjeçare e ka shfaqur seksi më shumë se kurrë. “Të gjithë më thoshin se ngjaja shumë bukur, por unë ndihesha në siklet”, - ka treguar e famshmja Ornella Muti, e cila është zhveshur nudo për të pozuar në një set fotografik. “Nuk është e lehtë të pozosh nudo, - pranon aktorja. Madje fotografi më thoshte shpesh; relaksohu. Ndihesha keq dhe në vështirësi. Të plakesh është e dhimbshme. Do të gënjeja nëse nuk do ta pranoja”, - rrëfen aktorja bukuroshe, që është ndër të rrallat femra 52-vjeçare me atë fizik.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











