Oferte 1 milion $ nga Playboy per Pamelen e Richardsin

Ofertë 1 milion $ nga Playboy për Pamelën e Richardsin

Shoqet Pamela Anderson dhe Denise Richards janë duke marrë parasysh një ofertë një milion dollarëshe për të pozuar lakuriq në numrin e radhës të revistës Playboy. Të dy biondet janë zhveshur për revistën e meshkujve në të kaluarën, dhe tani shefi i Playboyt, Hugh Hefner, dëshiron që aktoret të bashkohen për publikimin e muajit janar 2008. "As Pam e as Denise nuk kanë pranuar ende, por janë duke e marrë ofertën seriozisht parasysh", ka thënë një burim për revistën Globe. Anderson është paraqitur lakuriq në Playboy në numrin rekord prej 12 herësh, derisa Richards është zhveshur vetëm një herë, për publikimin e dhjetorit të vitit 2004. Pam e Denise janë bërë mikesha gjatë xhirimeve të komedisë, Blonde & Blonder, në Kanadë gjatë vitit të kaluar.

Red. : Gazeta Ballkan


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama