Jane Felix Browne tregon se si familja e sheikut të terrorit është ndier e fyer nga kjo martesë, aq sa e ka kërcënuar me vdekje Omarin
Vetëm pak javë pasi doli zbuluar, duke treguar historinë e saj romantike të dashurisë me Omar Bin Ladenin, e kurorëzuar me një martesë nën hijen e piramidave në Egjipt, Jane Felix Browne tregon se ka kërkuar divorcin nga djali i liderit të Al-Kaedas, sepse ka frikë mos e vrasin.
"Të dy kemi frikë për jetët tona, tregon për ‘The Sun‘ gruaja 51-vjeçare, që është martuar me Omarin, 26 vjeç, në prillin e kaluar. Njerëzit janë shprehur kundër martesës sonë, sepse unë jam britanike. Nuk mundem ta shoh të vdekur njeriun që dua, për këtë arsye kemi vendosur t‘i japim fund martesës sonë". Jane Felix Browne ka treguar për tabloidin britanik se si familja e fuqishme saudite e sheikut të terrorit- që nga Osama është ndarë shumë vite më parë -është ndier e fyer nga kjo martesë, aq sa ka kërcënuar Omarin se do ta vinte në vështirësi me aktivitetet e tij sipërmarrëse, nëse nuk do të divorcohej. "Ka qenë vërtet një martesë shumë e bukur. Por unë nuk mund ta duroja dot faktin që ta shihja burrin që doja duke vdekur para syve të mi. E dua aq shumë sa ta lë të largohet. Dua që ai dhe fëmija i tij, që është vetëm tre vjeç, të kenë një jetë normale. Nuk do të martohem më kurrë, tregon gruaja, që në të vërtetë është martuar pesë herë. Zemra ime do t‘i përkasë deri në vdekje Omarit.
Marre nga : Gazeta Shqip