Pas zhurmës që u bë, duket se Nora Istrefi u kthyer prapë në krahët e ish të dashurit të saj Getoar Selimi. Ata janë parë të shoqërohen sërish me njeri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se kanë hedhur pas të gjithë të kaluarën e tyre me zënka dhe mëri. Vetëm pak kohë më parë u përfol, se shkak për ndarjen kanë qenë bashkëpunimet e Getoarit me dy nga vajzat me joshëse të Tiranës, Çiljeta Xhilaga dhe Elvana Gjata, me të cilat këngëtari nga Kosova, u ngjit në toplistën e këngëve më të pëlqyera.
.jpg)
Edhe Nora është bindur se lidhjet e të dashurit të saj me vajzat e Tiranës, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse takime pune, duke hedhur gjithashtu pas krahëve edhe një tjetër histori që ajo pati pas ndarjes së saj, me një tjetër këngëtar të njohur të muzikës kosovare. Kujtojmë që pak kohë më parë Nora dhe Getoari, ishin shpallur nga media si çifti më i mirë mes artistësh.
Revista Mapo - Olsi Kolami











