Nje tavan i ri per cmimin e naftes

Nje tavan i ri per cmimin e naftes

Shumica e analistëve vijojnë ta shohin kuotën 50 dollarë si dyshemeja për çmimin e naftës – apo madje edhe si një pedanë nga ku mund të kërcejë më lartë. Por, megjithëse tregjet e dorëzimeve në të ardhmen (futurës) sugjerojnë se çmimi mund të rikthehet lehtë në kuotat 70 apo 80 dollarë, ekonomiksi dhe historia sugjerojnë që çmimet aktuale të shihen si një tavan për një çmim edhe më të ulët.

Nëse ka një numër që përcakton fatin e ekonomisë botërore, ky është çmimi i një fuçie nafte. Çdo recesion global që prej 1970 është pasuar nga të paktën një dyfishim i çmimit të naftës dhe çdo herë çmimi i naftës ka rënë përgjysmë dhe ka qëndruar ashtu për gjashtë muaj, një përshpejtim i zhvillimit global ka pasuar. Rënia nga 100 dollarë në 50 dollarë, e bën çmimin e naftës të bjerë në të njëjtin nivel kritik. Pra, duhet të presim që 50 dollarë të jenë dyshemeja apo tavani i trendit të ri të naftës? Shumica e analistëve ende e shohin 50 dollarëshin si një dysheme apo edhe një trampolinë, sepse pozicionimi në të ardhmen i tregut sugjeron rritje të shpejtë deri në 70 apo 80 dollarë. Por ekonomiksi dhe historia sugjerojnë se çmimi i sotëm duhet të shihet si një tavan i mundshëm për një variant trendi më të ulët, që mund të shkojë deri në 20 dollarë.

Për të parë përse, duhet të marrim në konsideratë ironinë ideologjike në qendër të ekonomiksit energjetik sot. Tregu i naftës është shënuar nga një luftë mes monopolit dhe konkurrencës. Por ajo që refuzojnë të njohin shumica e komentatorëve Perëndimorë është se kampionia e konkurrencës sot është Arabia Saudite, ndërsa naftëtarët liridashës të Teksasit po luten që OPEK të ripohojë fuqinë e vet të monopolit.

Le t’i kthehemi historisë – veçanërisht, historia e çmimeve të naftës të rregulluara në inflacion që prej 1974, kur OPEK operoi për herë të parë. Historia zbulon dy regjime të ndryshme çmimesh. Nga 1974 deri në 1985 kur çmimi standard i naftës në Amerikë u luhat nga 50 dollarë në 120 dollarë me paratë e sotme. Nga 1986 deri në 2004, çmimi varioi nga 20 deri në 50 dollarë (përveç dy devijimeve të shpejta pas pushtimit të Kuvajtit në 1990 dhe zhvlerësimit rus në 1998. Së fundmi, nga 2005 deri në 2014, nafta sërish u tregtua në vlerën e viteve 1974-1985 të 50 deri 120 dollarë, përveç dy rritjeve të shpejta gjatë krizës financiare 2008-09.

Me fjalë të tjera, gama e tregtimit në dhjetë vitet e shkuara ishte e ngjashme me atë të dekadës së parë të OPEK, ndërsa 19 vitet nga 1986 në 2004 përfaqësuan një regjim krejt tjetër. Dukej bindëse që ndryshimi midis këtyre dy regjimeve mund të shpjegohet nga rënia e pushtetit të OPEK në 1985, borxhi te përpunimi i naftës të Detit të Veriut dhe Alaskës, duke shkaktuar një ndryshim nga çmimet monopol në ato të konkurrencës. Kjo periudhë mori fund në 2005, kur bumi i kërkesës kineze krijoi përkohësisht një mungesë të naftës globale, duke e lejuar të kthehet ‘disiplinën’ e çmimit të OPEK.

Kjo e dhënë i referohet 50 dollarëshit si një vijë limit e mundshme mes regjimeve monopolistike dhe konkurruese. Dhe ekonomiksi i tregjeve konkurruese kundër çmimit monopol sugjeron përse 50 dollarë duhet të jetë një tavan, në vend të një dyshemeje.

Në një treg konkurrues, çmimet duhet të jenë të barabarta me kostot margjinale. E thënë thjeshtë, çmimi do reflektojë kostot që një furnizues eficent duhet të kompensojë në prodhimin e fuçisë së fundit të naftës së kërkuar për të plotësuar kërkesën globale. Në një regjim çmimesh monopol, përkundrazi, monopolisti mund të zgjedhë një çmim mbi kostot margjinale dhe më pas të pakësojë prodhimin për t’u siguruar që furnizimi nuk kalon kërkesën (që ndryshe do ta kalonte për shkak të çmimit të vënë artificialisht).

Deri në verën e shkuar, nafta operoi nën një regjim monopol çmimi, sepse Arabia Saudite u bë “prodhuese e lëkundur’, duke e tejkaluar furnizimin kur rritet kërkesa. Por ky regjim krijoi iniciativa të fuqishme për prodhuesit e tjerë të naftës, veçanërisht në SHBA dhe Kanada, për të zgjeruar ndjeshëm prodhimin.

Pavarësisht përballjes me kosto më të lartë prodhimi, prodhuesit amerikanoverior të naftës së shistit argjilor dhe të gazit mund të bëjnë fitime të mëdha, falë çmimit të garantuar saudit.

Sauditët, megjithatë, mund të ruajnë çmime të larta vetëm duke pakësuar prodhimin e vet për të krijuar hapësirë në tregun global për prodhimin në rritje të SHBA. Në vjeshtën e shkuar, liderët sauditë duket se vendosën se kjo ishte një strategji humbjeje dhe kishin të drejtë. Përfundimi logjik do të ishte dalja e Amerikës si prodhuesja më e madhe e naftës në botë, ndërsa Arabia Saudite do të humbte vlerën, jo vetëm si një eksportuese nafte por ndoshta edhe si një vend që SHBA-ja u detyrua ta mundte.

Potencialet e naftës së Lindjes së Mesme janë tani të vendosura ta kthejnë këtë humbje statusi, siç u bë e qartë nga sjellja e tyre në OPEK. Por e vetmja mënyrë që OPEK të kthejë ose ruajë, pjesën e vet në treg është të ulë çmimet në pikën që prodhuesit amerikanë të pakësojnë prodhimin për të balancuar furnizimin global dhe kërkesën. Shkurt, sauditët duhet të ndalojnë së qeni një “prodhues i lëkundur” dhe në vend të kësaj të detyrojnë prodhuesit amerikanë të marrin këtë rol.

Çdo libër ekonomiksi do të rekomandonte saktësisht këtë gjë. Nafta e shistit argjilor është e shtrenjtë për t’u nxjerrë dhe duhet të mbetet në tokë përderisa të gjitha fushat e naftës me kosto të ulët po pompojnë prodhim maksimal. Për më tepër, prodhimi i shistit mund të aktivizohet dhe çaktivizohet me pak para.

Kushtet konkurruese të tregut do të diktojnë se Arabia Saudite dhe prodhues të tjerë me kosto të ulët mund të operojnë gjithmonë me kapacitet të plotë, ndërsa prodhuesit amerikanë do t’i përjetojnë ciklet tipike të tregjeve të mallrave, të mbyllen kur kërkesa globale është e dobët apo kur furnizimet e reja me kosto të ulët të vijnë nga Iraku, Libia, Irani apo Rusia, dhe ta rrisin prodhimin vetëm gjatë bumeve globale kur kërkesa për naftë është në pikun e vet.

Sipas kësaj logjike konkurruese, kosto margjinale e naftës të shistit argjilor amerikan do të bëhet një tavan për çmimet globale të naftës, ndërsa kostot naftës në OPEK dhe Rusi duhet të vendosin një dysheme.  Teksa kjo ndodh, kostot e vlerësuar të prodhimit të naftës nga shisti argjilor janë kryesisht rreth 50 dollarë, ndërsa fushat e naftës margjinale konvencionale shkojnë deri në 20 dollarë. Prandaj, vlera ekonomike në botën e re të guximshme të naftës konkurruese duhet të jetë nga 20 deri në 50 dollarë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama