Nje socialist normal eshte nje socialist i rrezikshem

Një socialist normal është një socialist i rrezikshëm

Ka burra në politikën shqiptare të cilët nuk kanë krijuar asnjëherë konflikte, kanë prodhuar mendime dhe kanë ruajtur një profil "normal" për një politikan dhe që, mbi të gjitha, karrierën e tyre e kanë konsideruar si mundësi për të propozuar idetë dhe qëndrimet e tyre si zgjidhje për problemet e vendit dhe jo si shfaqje të llojit "reality" ku të fitojnë shumë popullaritet dhe para.

Këta njerëz, të pakët në numër-- sepse, fatkeqësisht, politika shqiptare ushqehet vazhdimishtm kohët e fundit më shumë se më parë, me individë që mendimin nuk e kanë ndër anët e tyre të forta e madje ju mungon fare--nuk duken në ankth për të rënë në sy, për t'u shfaqur apo për të dalë nga një lloj heshtje gri, e cila në kohë të tjera mund të dukej normale.

Në momente vështirësie, çoroditjesh të mëdha, është normale që njerëzit kërkojnë ndonjë pikë referimi, të aftë për të qetësuar shpirtra; ndaj në çaste të tilla emrat e tyre fillojnë e shqiptohen si shtylla të mundshme për të mbajtur balancat dhe rendin e gjërave--rol që në në demokracitë parlamentare e marrin presidentët dhe në ato monarkike mbretërit.

Por tek ne struktura e shtetit nuk është e përcaktuar qartë, madje qepet dhe riqepet sipas masës së udhëheqësit të radhës: në vetëm 25 vjet kemi qenë nga autokraci parlamentare, në autokraci kryeministrore në përzierjen e sotme mes një principate të birësuar dhe një oligarki, pa asnjë lloj kontrolli dhe balancimi të pushteteve.

Ndaj në periudha krizash politike e vetmja zgjidhje që mendohet është ajo e një qeverie teknike-një formulim hipokrit për të thënë "të gjithë brenda për të kontrolluar njëri-tjetrin"--e kryesuar nga ndonjë figurë jokonfliktuale, nga reputacioni personal i së cilës palët vlerësojnë sigurinë dhe prakticitetin e propozimit.

Këto kohë jemi në një krizë të tillë--qeversija është përfshirë nga mosbesimi i partnerëve në të dhe, në përgjithësi, nga mosbesimi i të gjithë aktorëve politikë--ndaj sërish zgjidhja që po kërkohet është "qeveria teknike". Qëkruse u përmënd për herë të parë nga kryeparlamentari Meta kjo ide ndezi ethet e kërkimit të personazheve "të qetë", të cilët mund të kënaqin frikërat e të gjithëve dhe të sigurojnë të paktën një proces të rregullt zgjedhor.

Një nga emrat e prodhuara nga "analistët e interesuar" është ai i ish-Presidentit Rexhep Meidani, një socialist i vjetër dhe i vërtetë, pak i shfaqur në publik, por i njohur për urtësinë dhe, mbi të gjitha, integritetin.

Por menjëherë "kundër-analistët e interesuar", duke qënë se nuk mund të godasin drejtpërdrejt atë, nisën një linçim të vërtetë publik të djalit të tij i tij.

Po pse kundër-analistët rilindas morrën urdhër të sulmojnë njëzëri djalin e Meidanit?

Duket gati e pabesueshme, por grupi drejtues i Rilindjes ka humbur, me largimin e Koço Kokëdhimës, të vetmen figurë që në një mënyrë ishte i aftë të kishte një arsyetim politik, duke qenë se gjithë të tjerët janë "bejlerë" të interesuar vetëm për të zgjeruar çifligun e tyre duke shfrytëzuar mandatin dhe nevojën jetike të Edi Ramës për votën e tyre për të mbajtur pushtetin.

Dështimi i dukshëm i politikave publike të qeverisë po nxjerr në pah paaftësinë e plotë të qeveritarëve rilindas për të formuluar edhe një propozim çfarëdo, që mund të ringjallë koalicionin të paktën deri në fund të mandatit.

Në këtë shkretëtirë idesh, zgjidhja osë më mirë metoda e vetme që mbetet është ajo e denigrimit të çdo lloj alternative tjetër--të jashtme, koalicioni i mundshëm Basha-Meta; ose të brendshme, Blushi, Meidani, apo kushdo socialist tjetër jorilindas.

Sepse sot krahasimi është mbi të gjitha i brendshëm në Partinë Socialiste: baza socialiste tashmë e zhgënjuyer apo e çoroditur apo e frikësuar apo të gjitha bashkë pofillon të krahasojë Partinë Socialiste rilindase me partinë socialiste tradicionale.

Në këtë krahasim rikthimi në skenë apo edhe vetëm rikujtimi i figurave më të hijshme dhe "politikisht normale" se figurat anormale dhe amorale rilindase, mund të nxjerrë në pah në gjithë përmasat e saj zbrazëtinë dhe humbëtirën e qeverisë Rama dhe rilindjes së tij.

Kujtesa se mes socialsitëve ka aptur apo ka figura normale dhe të njerëzshme politike mund të rilindë dëshirën për partinë para rilidnjes: një aprti që me gjithë problemet e veta kishte më shumë demokraci, më shumë përfhsirje, më shumë dinjitet dhe më shumë nder se partia e degraduar dhe pastaj e dhunaur nga Edi Rama.

Ideja e një socialisti normal është sot rreziku më i madh për Edi Ramën. Ndaj më shumë se Rexhep Meidanin "qentë" rilindas të sulmit u turrën të shqyenin idenë e Rexhep Meidanit për të mos lejaur që në mëndjet e thejshta socialsite të mijë ideja e rrezikshme se socialistët kanë patur dhe mund të kenë udhëheqës normalë.

Një socialist normal është sot një socialist i rrezikshëm (për rilindjen).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama