Nje piktor spanjoll ne Galerine e Arteve

Një piktor spanjoll në Galerinë e Arteve
Ekspozita “Antoni Clave - Një Botë  Arti. Veprat 1934 – 2002” do të qëndroje e hapur në Galerinë e Arteve në Tiranë deri në datën 15 dhjetor.

Në ketë ekspozitë janë paraqitur 44 vepra të autorit në fjalë, të cilat janë seleksionuar nga koleksione private. Në të përfshihen kolazhe, postera kinematografikë, skenografi teatrale dhe piktura, por të gjitha shprehin krijimtarinë e gjerë të artistit.
Vepra e Calves ka tiparet dalluese të një artisti thellësisht të shqetësuar me estetikën e paraqitjes. Me tiparet dhe hulumtimin e një krijuesi të vetmuar, ai i jep  eksperiencës njerëzore një “provë” për format e shumta të simbolikës.

Ekspozita është një projekt i përbashkët organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve, Korporata Shtetërore për Aksionin Kulturor Jashtë Spanjës (SEACEX), dhe Ambasada Spanjolle në Shqipëri

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama