Nje kosovar ne Marinen Mbreterore

Nje kosovar ne Marinen Mbreterore

Arben Islami, nga Kosova ishte vetëm 14 vjeç në vitin 1999, kur afro 1000 ushtarë britanikë me “Beretat e Gjelbra” hynë në Kosovë. Por 15 vjet më vonë, ai do të hynte në rradhët e tyre për të shpërblyer Britaninë për ndihmën e dhënë për çlirimin e vendit të tij. “Si femije shikoja marinsat britanike dhe doja te behesha si ata. Kur erdha ketu si refugjate, une doja te futesha ne Forcat e Armatosura dhe  te beja dicka per t’ia shperblyer ketij vendi qe me ndihmoi aq shume”.

Islami, i cili filloi te jetoje me nje familje angleze qe kujdeseshin per te si refugjate minoren, shkoi ne shkolle dhe mesoi anglishten per t'u vendosur perfundimisht ne qytetin e Birmingamit. 

Qe prej atehere ai nuk ka shkuar me ne Kosove dhe nuk ka plane per t'u riktyer, pasi eshte martuar tashme. Me kalimin e viteve ai ende aspironte te behej marins dhe me te marrë shtetesine britanike ne korrik te 2012-es, ai u bashkua me Brigaden e Kembesorise Mbreterore, kesaj njesie ushtarake me nje histori 350-vjeçare. Pas 10 javesh ne nje qender stervitore ne jugperendim te Anglise, Arben Islami 28-vjecar, ndryshoi planet per t'u bere rezervist ne Forcen Mbreterore te Marinsave.

“Eshte nje privilegj i madh veçanerisht kur vjen nga nje vend tjeter e bashkohesh me Marinsat Mbreterorë, pasi ata jane Forca Ushtarake me e mire ne bote”. Pas kualifikimit, ai mendon te vazhdojë te punojë serish ne ndertim, por shpreson se nje dite do te shkoje ne operacione luftrake me Brigaden e Trete te Komandove Britanike, e cila eshte pjese e kembesorise amfibe.“Ka aq shume mundesira ne kete vend. Nese do, ketu behesh gjithçka”, thote Arben Islami, i cili tashme eshte pjese atyre forcave ushtarake qe i sollen paqen ne vendlindjen e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama