Nje kompani turke merr me koncesion 30 vjecar Rrugen e Kombit

Një kompani turke merr me koncesion 30 vjeçar Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit iu dha me koncesion 30 vjeçar kompanisë turke "Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd".

Lajmi u bë i ditur sot nga Ministria e Transportit.

Në garë për koncesionin ishin dy bashkime të përkohshme kompanish, e para një bashkëpunim mes kompanish shqiptare e të huaja -"Salillari" LTD, "Kastrati" SHA, "Catalyst Viva Das General Constructing LLC", "Violap Ateve", dhe "Bee Tech"; ndërsa e dyta, e cila u shpall dhe fituese, bashkimi i kompanive turke "Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd", "PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK" "Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San. Ve Tic. A.S" "Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S", "Vendeka Europian Investment B.V".

Oferta e paraqitur nga kompania fituese ishte kërkesë për subvencion në shumën 5,6 milionë euro, investim fillestar i propozuar rreth 50 milionë euro dhe investim në vazhdimësi për mirëmbajtje të rrugës rreth 320 milionë euro.

Ministria e Transportit nuk ka bërë publike detaje të tjera, por nga deklaratat e mëparshme të ministrit Haxhinasto parashikohet të vendoset një pagesë prej 5 eurosh për çdo makinë që kalon në Rrugën e Kombit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama