Nje alegori mes Luiza Geges dhe Kryeministrit Rama

Një alegori mes Luiza Gegës dhe Kryeministrit Rama

Të gjithë jemi të kënaqur që Luiza Gega fitoi medaljen e argjendë në Kampionatin Europian të Atletikës.

Për të fituar Luiza Gega filloi të vrapojë dhe nuk ndaloi kurrë, me kurajo dhe sakrificë.

Edhe pse, vetëm për motive të pastra biznesi dhe në mënyrë jo ligjore, ai që duhet ta ndihmonte, i prishi edhe vendin e vetëm të stërvitjes, stadiumin Qemal Stafa.

Tani, të gjithë presim nga ajo që të na bëjë të ëndërrojmë në Lojrat Olimpike të Brazilit, por çmimin e madh prej një milion eurosh e ndajnë djemtë e futbollit.

E dyta në Europë doli ajo, jo Shqipëria.

Luiza e fitoi e vetme medaljen e saj. Luizën politikat e qeverisë vetëm e kanë penguar në rrugëtimin e saj.

Nga njëra anë puna e përditshme e Luizës- nga ana tjetër propaganda dhe vjedhja e qeverisë.

Nga njëra anë vullneti dhe sakrifica e vazhdueshme - nga ana tjetër ankesa dhe babëzia demagogjike.

Ajo arriti duke djersitur dhe vrapuar, ndërsa ato do të ikin të bëjnë pushimet me lekët e vjedhura.

Modeli politik i qeverisë Rama është ekzaktësisht arsyeja që i justifikon të gjithë individët të vrapojnë për të arritur Europën, vetëm; sepse nëse presin që qeveria të bëjë ndonjë gjë për to, Europën dhe Lojrat Olimpike mund t'i shohin vetëm në televizor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama