Nisin punimet per ndertimin e stadiumit te ri kombetar

Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar

Dhjetëra punonjës e makineri të kompanisë AlbStar kanë nisur sot punimet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar.

Megjithëse kantieri i ndërtimit është rrethuar, në asnjë pjesë të tij nuk është vendosur tabela shpjeguese për lejen e afatin e ndërtimit apo projektin se si do të duket stadium i ri, siç e parashikon ligj.

Ajo që dihet deri më tani është se pjesa më e madhe e trupit të stadiumit të ri do të jetë qendër tregtare në pronësi të kompanisë private AlbStar. Stadiumi do të ketë dhe një kullë 24 katëshe.

Prishja e stadiumit Qemal Stafa filloi më 11 qershor dhe përfundoi brenda dy javësh. Gjatë muajit korrik, kompania AlbStar e përdori kantierin si poligon prodhimi mbeturinash.

E paprekur ende ka ngelur vetëm tribuna ballore e stadiumit, e cila është monument kulture dhe do të zbërthehet nga teknikë italianë.

d

b


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama