Nis sot ceremonia e rivarrimit te eshtrave te Isa Boletinit

Nis sot ceremonia e rivarrimit te eshtrave te Isa Boletinit

Ceremonia për rivarrimin e Heroit Kombëtar, Isa Boletini, nis sot nën përkujdesin e qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit, hapja e ceremonisë do të zhvillohet në orën 10:00 në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren.

 

Më tej në orën 13:00 arkivoli do të niset për Deçan ku pritet të arrijë në orën 14:45. Menjëherë pas kësaj fillojnë aktivitetet në sheshin Isa Boletini në Isniq, me fjalime rasti dhe një pjesë artistike. Homazhet do të zhvillohen prej orës 15:00 deri në orën 20:00, kur arkivoli do të vendoset në Shtëpinë e Kulturës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama