Nga pllakati te posteri ne Galerine FAP

'Nga pllakati te posteri' ne Galerine FAP
Ekspozita "Nga pllakati te posteri" do të qëndrojë e hapur deri në datën 25 shkurt. Është fryt i një ideje të hershme i kuratorëve të saj Petraq Papa dhe Ngadhnjim Mehmeti. Ajo synon të paraqesë ecurinë e posterit ndër vite nga studentët e "Institutit të Lartë të Arteve" sot "Universiteti i Arteve" si dhe prirjet e zhvillimeve të sotme të "posterit koncept" perfaqësuar në këtë ekspozitë nga një numër i konsiderueshëm posterash të bërë prezent nga organizata "Plankart" e Maqedonisë.

Një pjesë e "pllakateve" të studentëve të "ILAS-ë përfshijnë periudhën e viteve '64 , '70 deri para viteve '90, periudhë kjo kur posteri emërtohej ndryshe edhe si pllakat (term ky i huazuar nga vendet e lindjes). Ndërkohë posteri i ditëve të sotme i bërë prezent në këtë ekspozitë nga organizata e dizajnerave Maqedonas "Plankart" përfshin një periudhë kohore prej vitit 2007 e në vazhdim me një larmi tematikash e mjete shprehëse mbi problematikat e zhvillimet e sotme sociale. Bazuar mbi këto prurje të posterave u gjykua që kjo ekspozitë të titullohej: Nga pllakati te posteri si një lojë fjalësh në pamje të parë por që në të vertetë ka edhe një domethënie nisur nga konteksti kohor dhe problematikat e trajtuara.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama