Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot është njeriu për të cilin po flet i gjithë opinion publik, për shkak të dyshimeve për përfshirje në trafikimin e drogës me vëllezërit Habilaj.
Gjithë vëmendja e medias është përqëndruar tek ai dhe së fundmi mësohet se simpatizantë të PS-së, janë mbledhur përpara shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në mbështetje të tij.
Gjatë ditës së sotme mediat janë vendosur për orë të tëra përpara shtëpisë së tij ku edhe kanë pritur për të marr një reagim prej tij.
Prokuroria për Krime të Rënda, ka depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të tij si deputet. Panorama shkruan se simpatizantët janë oficerë dhe policë të cilët kanë ndjekur me interes nismat që kishte ndërmarrë Tahiri në kohën kur ishte ish-ministër i Brendshëm.