Preferon qe cdo vizitor ta shoqeroje ne kundrimin e tablove te tij. Te tjere akoma pyesin edhe per cmimet, e ne mbylljen e ekspozites, nje pjese e mire e tablove s'do te jene me "prone" e autorit te tyre, dhe pse firma e tij mbi to do te jete e patjetersueshme. Eshte ekspozite retrospektive dhe vitet e shenuara mbi tablo datojne shume heret. "Doja ta permbyllja kete cikel, rrefen Permeti, dhe me vjen mire qe e arrita ta cel kete ekspozite". Ka marinare, por edhe dallge, peizazh i mrekullise se liqenit te Pogradecit, por edhe aristokrate mesjetare. Pos te tjerave, tabloja ka edhe nje kompozim per "Brezat" dhe perplasjet e tyre te medha. S'mungon as diviza e ushtarakut, pagezuar "Flamurtaret" e perkrah tyre shume "Rini". E sikunder piktori Kujtim Buza shkruan: "Permeti eshte piktor i tablove kompozicionale me teme nga historia dhe jeta, njohes i modelimit realist, i figurave te tensionuara dhe ekspresive, fale ndertimit te strukturave kompozicionale origjinale".
"Denoncimi i Traktatit te Varshaves"
Daton ne vitin e hershem 1978, me permasa jo te zakonshme 320 x 190. Ne tablo trajtohet konflikti i krijuar mes Bashkimit Sovjetik per heqjen e bazave ushtarake ne Shqiperi, menjehere pas pushtimit te Cekosllovakise nga trupat e Traktatit te Varshaves. Qeveria shqiptare e denoncoi kete akt, duke u larguar nga anetaresia. Tablo kjo kushtuar marinareve qe jane ne Rusi dhe kthimit te tyre. Piktori Permeti nis te shpjegoje: "Kjo tablo nuk i kushtohet largimit te ruseve nga Shqiperia, por marinareve shqiptare qe u kthyen nga Rusia". Dhe ajo cka eshte teper e rendesishme e qe duhet theksuar, sipas tij, ruset u larguan me valixhe nga Pasha Limani, ndersa, nese shihet ne tablo, shqiptaret nuk kane as valixhe e asgje tjeter, vetem flamurin.
Tabloja e munguar e Enverit
"Humnera" s'mund te ishte edhe kete here me tablote e tjera te Robert Permetit. Nje ekspozite "Retrospektive" qe shpejt mbyllet, por tabloja, me ne qender Enver Hoxhen, serish nuk u ekspozua. Pak flitet per te, por motivi eshte i qarte, jane telashe qe mund te hapen nese ajo tablo sheh drite ne ndonje ekspozite keto kohe. Eshte nje subjekt i gjetur nga autori ne konfliktin e krijuar me misionet anglo-amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore. Jane personazhe reale, Enver Hoxha dhe anglezi Tomson. Ecejaket e kesaj tabloje kane qene jo te pakta. Sic rrefente kohe me pare, piktori Permeti, ne kohen e izolimit te madh, ishte, "Te hiqen anglezet", tani ne ditet e "lirise se madhe", qe perkthyer ne nje term te vetem e quajme "Demokraci" duhet te hiqet Enver Hoxha nga tabloja. Tablose perhere i kane thene e bukur, por, nese dikur donin te hiqeshin anglezet, tani thone te hiqet Enveri. E perfundimi eshte i qarte, as me pare e as tani nuk mund te ekspozohet lirshem, sic nuk ishte ne kete ekspozite "Retrospektive" te piktorit ne Muzeun Historik Kombetar.
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone











