Ne Berat do te ndertohet nje ishull

Ne Berat do te ndertohet nje ishull

Qyteti i Beratit do të ketë edhe një ishull. Lajmi bëhet i ditur nga zv/kryeministri Niko Peleshi, i pranishëm në këtë qytet, me rastin e ditës së Ujit të Bekuar. Sipas Peleshit, pas përfundimit të investimeve për qendrën e Beratit - lulishtja dhe Ura e Goricës - do të hapet projekti për ndërtimin e “Ishullit të Beratit”. Ministri shton se projekti më i mirë do të zgjidhet pas një konkursi ndërkombëtar.

“Disa nga projektet e tjera janë në zbatim e sipër, siç është rikonstruksioni i lulishtes i parkut në qendër të qytetit. Do të fillojë shumë shpejt rikonstruksioni i trotuareve që lidh urën e varur me urën e Goricës, ku jemi sot. Ura e Goricës që sapo ka përfunduar është një vlerë e trashëgimisë kulturore unikale. Projekti që ne do të jetësojmë pas konkursit kombëtar që do jetësojmë së shpejti është ndërtimi i ishullit në qendër të Osumit, pranë qendrës së qytetit të Beratit. Një ishull që mund të akomodojë struktura që mund t’i rrisin vlera qytetit të Beratit, për ta bërë atë ashtu siç ka filluar të jetë një qytet me të vërtetë turistik”- u shpreh ndër të tjera Peleshi.

Mes besimtarëve ortodoksë, Peleshi dhe ministri Nasip Naço uruan besimtarët për ditën e Ujit të Bekuar. Ashtu siç është tradita, besimtarët e mbledhur në urën shekullore të Goricës, kanë hedhur kryqin në ujërat e lumit Osum. 11 djem u hodhën në ujin e ftohtë të lumit, por kryqi u kap nga 30-vjeçari Erald Marini.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama