Ndryshimet qe sjell reforma ne drejtesi Exit Shpjegon

Ndryshimet që sjell reforma në drejtësi  Exit Shpjegon

Dy qëllimet kryesore të reformës në drejtësi janë rritja e pavarësisë të sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik, dhe çlirimi i tij nga korrupsioni e paaftësia.

Reforma e propozuar është shumë e thellë dhe prek, pa asnjë përjashtim, çdo element të sistemit aktual të drejtësisë. Për të krijuar një ide të përmasave të saj, më poshtë janë disa të dhëna rreth shtrirjes së reformës:

Zbatimi i reformës, perveç ndryshimeve kushtetues, do të kërkojë ndryshimin apo hartimin edhe rreth 50 ligjeve të tjera dhe dhjetra akteve nënligjore.

Përveç ndryshimit rrënjësor të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë, reforma parashikon një sërë masash kalimtare, të cilat kanë për synim pastrimin e sistemit aktual nga individë të korruptuar dhe të paaftë. Këto masa janë përfshirë në një aneks të veçantë të draftit të reformës, nën titullin Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në këtë artikull të parë, të një serie prej tre artikujsh shpjegues mbi reformën, ne po sqarojmë në mënyrë të përmbledhur ndryshimet kryesore institucionale që propozon reforma. Masat për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe luftimin e korrupsionit do t'i shpjegojmë në një artikull të dytë, ndërsa disa komente tona rreth reformës do t'i përfshijmë në një artikull të veçantë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë, do të ushtrojë rolin kryesor në emërimet në sistemin e drejtësisë,

Përgjegjësitë kryesore të KED do të jenë:

Përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të KED do të behet si më poshtë:

Anëtarët e GJK-së, aktualisht, zgjidhen me propozim të Presidentit dhe miratim me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi (71 deputetë).

Anëtarët e GJK-së do të zgjidhen si më poshtë:

Shkarkimi i anëtarëve të GJK-së, aktualisht, bëhet nga Kuvendi me dy të tretat e anëtarëve të tij (94 deputetë).

Shkarkimi i anëtarëve të GJK-së do të bëhet me vendim të vetë Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shkrihet. Në vend të tij do të krijohen dy institucione--Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (shih më poshtë)--të cilët do të kenë përbërje dhe përgjegjësi të ndryshuara nga ato të KLD-së.

Për referencë, funksionet më të rëndësishme të KLD-së aktuale janë:

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë--së bashku me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ai do të zëvendësojë KLD-në aktuale.

KLGJ do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Përgjegjësitë kryesore të KLGJ-së do të jenë:

Përbërja dhe përzgjedhja e KLGJ-së do të jetë si më poshtë:

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë: 6 anëtarë janë gjyqtarë dhe zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare; 5 anëtarë janë nga jashtë sistemit (dmth nuk janë gjyqtarë) dhe zgjidhen sipas këtij përfaqësimi:

Pesë anëtarët nga jashtë sistemit zgjidhen nga Kuvendi dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sipas kësaj procedure:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë. Së bashku me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, ai do të zëvendësojë KLD-në.

KLP do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin e prokurorisë.

Të gjitha përgjegjësitë, përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të KLP-së janë identike me ato të KLGJ-së, përshtatur për sistemin e prokurorisë.

Reforma ndryshon vetëm mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Zgjedhja e anëtarëve të GJL-së, aktualisht, bëhet me propozim të Presidentit dhe miratim nga Kuvendi, me shumicë të thjeshtë votash.

Zgjedhja e anëtarëve të GJL-së do të do të bëhet me propozimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe me miratim formal nga Presidenti. Presidenti ka të drejtë të mos pranojë propozimin e KLGJ-së vetëm një herë dhe vetëm për arsye të përmbushjes së kritereve ligjore, por edhe në këtë rast KLGJ, me votën e shumicës së anëtarëve të tij, e detyron Presidentin ta dekretojë propozimin e tij.

Shkarkimi i anëtarëve të GJL-së bëhet nga Kuvendi, me votimin e dy të tretave të anëtarëve të tij (94 deputetë).

Shkarkimi i anëtarëve të GJL-së do të bëhet me vendim të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Gjykata e Lartë Administrative (GJLA) është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë, dhe do të fillojë funksionimin në janar 2020.

GJLA do të shërbejë si shkalla më e lartë e gjykimit të çështjeve administrative, pas gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit administrativ. Aktualisht, rolin e saj e luan Kolegji Adminsitrativ i ngritur pranë Gjykatës së Lartë.

Të gjitha përcaktimet e tjera në lidhje me GJLA janë identike me ato të Gjykatës së Lartë (referuar më sipër).

Prokurori i Përgjithshëm (PP) aktualisht shërben për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi.

Prokurori i Përgjithshëm do të shërbejë për një mandat 7 vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Zgjedhja e PP-së, aktualisht, bëhet me propozim të Presidentit dhe miratim nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë votash (71 deputetë).

Zgjedhja e PP-së do të bëhet si më poshtë:

Prokurori i Përgjithshëm, aktualisht, shkarkohet nga Presidenti me propozimin e shumicës së Kuvendit (71 deputetëve).

Prokurori i Përgjithshëm do të shkarkohet nga Tribunali Disiplinor i Drejtësisë.

Reforma urdhëron krijimin e dy gjykatave të posaçme--gjykatën e posaçme të shkallës së parë dhe të apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë.

Funksionarë e lartë që do të jenë objekti i saj janë: Presidentin dhe ish presidentët; Kryetarin dhe ish Kryetarët e Kuvendit; Kryeministrin dhe ish Kryeministrat; deputetët e Kuvendit; ministrat; ministrat që kanë shërbyer gjatë dy mandateve të fundit; Prokurorin e Përgjithshëm; Inspektorin e Lartë të Drejtësisë; kryetarët e bashkive; zëvendësministrat; anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë; anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative; dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të pushojnë së ekzistuari pasi funksionet e tyre do të merren nga gjykatat e mësipërme.

Reforma urdhëron krijimin e dy institucioneve të reja të hetimit dhe prokurorisë: Prokurorinë e Posaçme për ndjekjen penale, dhe njësinë e posaçme për hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë.

Të dy institucionet janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm dhe krijohen me ligj. Prokuroria e Posaçme ushtron funksionet pranë gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Njësia e posaçme hetimore raporton vetëm tek Prokuroria e Posaçme.

Prokurorët e prokurorisë së posaçme shërbejnë për një mandat 9 vjeçar. Ata emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet për një mandat 3 vjeçar, pa të drejtë riemërimi, me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë.

Përgjegjësia kryesore e ILD-së është verifikimi i ankesave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm; hetimi i shkeljeve të tyre; dhe fillimi i procedurave disiplinore ndaj tyre.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të jetë përgjegjës, gjithashtu, për inspektimin institucional të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë.

Përzgjedhja e ILD-së do të bëhet si më poshtë:

Tribunali Disiplinor i Drejtësisë është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë. TDD shërben për gjykimin e ankesave në lidhje me masat disiplinore ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ankimet kundër vendimeve të Tribunalit shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Tribunali përbëhet nga nëntë anëtarë: Kryetari i Gjykatës së Lartë; 1 gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i zgjedhur me short; 1 gjyqtar i Gjykatës së Lartë Administrative, i zgjedhur me short; 2 gjyqtarë nga gjykatat e apelit, të zgjedhur me short; 2 prokurorë nga gjykatat e apelit, të zgjedhur me short; 1 gjyqtar nga gjykatat e shkallës së parë, i zgjedhur me short; 1 prokuror nga gjykatat e shkallës së parë, i zgjedhur me short.

Artikuj të lidhur:

Neni 88 i rekomandimeve të Venecias -- Exit shpjegon

Për çfarë nuk u morën vesh PS dhe PD dhe pse amerikanët bënë fajtore PD-në? - Exit shpjegon


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama