Ndryshim rrenjesor ne PD?

Ndryshim rrënjësor në PD?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi, sot, se do të organizojë primaret në zgjedhjet e kandidatëve për deputet nga anëtarët e FRPD-së.

Ai u shpreh se - "Me votë u zgjodhën drejtuesit e Forumit Rinor, me votë të përzgjidhen dhe 49 kandidatët për deputet nga radhët e të rinjve."

Zoti Basha, gjatë takimit me të rinjtë në Lezhë tha se do të përpiqet të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik për çështjen e zgjedhjeve dhe sistemit të drejtësisë.

"Do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt."


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama