Ndoshta francezet nuk e kuptojne Web-in

Ndoshta francezet nuk e kuptojne Web-in
Po filloj seriozisht te mendoj se francezet kane disa veshtiresi ne kuptimin e logjikes se Internetit. Pas deshtimit te se ashtuquajturit ligji Hadopi kunder shkarkimive ilegale – thjeshte sepse teper i kushtueshem dhe i paaplikueshem – editoret franceze kane vendosur te krijojne nje motorr kerkimi si alternative ndaj Google persa i perket materialeve te faqeve te tyre, i cili duhet te jete gati brenda vitit.
Levizja e dyte mund te sjelle bllokimin e indeksimit te ketyre faqeve nga Google dhe leshimin e disa formulave me pagese qe do te jene te vlefshme per te gjitha gazetat franceze. Mesa duket, ne France ende nuk ka mberritur lajmi se qe kur The Times vendosi te ngreje nje paywall duke i deklaruar lufte Google, lexueshmeria e saj ka pesuar nje renie drastike. Renie qe sipas disa llogarive te The Guardian arrin deri ne 90%.
Nese krijimi i nje motorri kerkimi francez edhe mund te funksionoje (ndonese shume e veshtire, meqenese kane tentuar edhe me pare duke deshtuar), eshte bllokimi i Google qe me krijon habi. Sepse, sic sintetizon Vittorio Zambardino permes nje metafore ne blogun e tij, nese vendos te shesesh djathin tend cilesor ne dyqanet e tua te nivelit te larte, nuk kuptohet perse duhet te heqesh dore nga mundesia qe te jep nje supermarket. Jemi te sigurte se ata qe sot te shikojne shkarazi, por jane shume, ne raftet e nje supermarketi do vijne te te kerkojne ne dyqanet e nivelit te larte? Jemi te sigurte per te kunderten. Pra eshte nje ide e keqe.
Gjithesesi, ne Shqiperi jemi aq mbrapa me informacionin online dhe Internetin ne pergjithesi saqe rreziku qe editoret tane te kopjojne ata franceze as nuk ekziston.

Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Google dhe 2009-a e zeze per lirine e fjales online
  2. Shqiperia vendi i enderrave per gazetat? Ndoshta i perrallave!
  3. Shperthen Arianna Huffington: Murdoch qesharak, nuk di asgje per Internetin


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama