Mrekullia A i sheron Nene Tereza te semuret me tumor?

Mrekullia: A i sheron Nene Tereza te semuret me tumor?

Nënë Tereza pritet të shpallet shenjtore shtatorin që vjen, një lajm që ka gëzuar shqiptarët. Vatikani ka njohur një tjetër mrekulli të saj, duke e çuar në dy numrin e mrekullive të pranuara.

Në këtë mënyrë, ajo mund të shpallet shenjtore. Por cilat janë mrekullitë e Nënë Terezës? Në vitin 2003, kur u lumturua nga Papa Gjon Pali, u pranua nga Vatikani se ajo kishte shëruar një grua indiane, që vuante nga tumori në bark. Falë ndërhyrjes së mbinatyrshme të Nënë Terezës- ajo u shërua.

30-vjeçarja Monica Besra tha se u shërua pasi vendosi foton e Nënë Terezës mbi bark.

Por mjekët indianë e sfiduan këtë pretendim, duke thënë se Monica merrte mjekim. Sipas BBC, ata thanë se ky është një publicitet i panevojshëm, pasi kështu të varfërit nuk do marrin më mjekim, por do të kërkojnë mrekullitë për shërimin e tyre. Madje një shoqatë mjekësh tha në atë kohë se do ngrejë padi kundër Misionarëve të Bamirësisë. Sipas tyre, Nënë Tereza duhet vlerësuar shumë për atë që ka bërë për të varfërit, por nuk pranojnë “ndërhyrjen e saj tek çështjet e mjekësisë”.

Mrekullia e dytë, e pranuar zyrtarisht tani nga Vatikani, flet për një brazilian, të sëmurë rëndë me tumor në tru, i cili u shërua pasi prifti i tij u lut tek Nënë Tereza, që ajo të ndërhyjë tek Zoti. Emri i brazilianit nuk jepet nga Vatikani. Ai u shërua në vitin 2008, shumë vite pasi Nënë Tereza kishte vdekur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama