Mosmarreveshje te reja per ndryshimet kushtetuese Exit Shpjegon

Mosmarrëveshje të reja për ndryshimet kushtetuese  Exit Shpjegon

Duket se hartimi i përcaktimeve ligjore për të zbërthyer marrëveshjen politike të rënë dakord në lidhje me institucionet e reja që krijon reforma në drejtësi ka krijuar mosmarrëveshje të reja mes palëve.

Mësohet se Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar që formula hibride e propozuar nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit Nuland për zgjedhjen e anëtarëve te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit duhet të zbatohen edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë--institucionet që do të zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, sikurse i kemi shpjeguar këtu.

Shumica pretendon se formula Nuland ka qenë vetëm për dy institucionet e vetingut por jo për institucionet e tjera që krijon reforma në drejtësi. Formula Nuland është shpjeguar këtu.

Ndërkohë, PD ka kërkuar mbledhjen e komisionit parlamentar të reformës që është zyrtarisht institucioni që duhet të hartojë draftin që duhet të paraqitet në Kuvend, po PS nuk pranon të bëhet pjesë e diskutimeve në komision. Përfaqësuesit e PD-së dhe të LSI-së janë duke pritur në sallë por kanë vendosur të mos e zhvillojnë mbledhjen pa pjesëmarrjen PS-së.

Nisur nga situate e re e krijuar, Ambasadori amerikan Lu ka kritikuar Kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke e cilësuar kërkesën e tij veprim të qëllimshëm për bllokimin e reformës dhe të papranueshëm.

Përmes një lidhjeje direkte me emisionin-debat "Tonight me Ilva Taren" në Ora News ai është shprehur se qëndrimi i Zotit Basha është shkelje e premtimit që ai bëri sot paradite dhe nëse Z. Basha nuk mban premtimet e tij, "qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik."

Ndërsa kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian Knut Frankestein duket krejtësisht i habitur nga ky zhvillim i ri pasi është shprehur në Twitter: "Probleme të reja në Shqipëri? Nuk më besohet! Jam vërtet i nxehur. Dom presim tani deri neë votim e nesërm? Atëhere, do ta kuptojmë të gjithë. Më vjen keq!"


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama