Mos u cudisni pse refugjatet siriane kane smartphone!

Mos u cudisni pse refugjatet siriane kane smartphone!

“Këta njerëz që i largohen luftës në Siri nuk janë të varfër aspak! Shikoni, ata të gjithë kanë smartphone-s”.

Kjo është një nga shprehjet më të zakonshme të ditëve të fundit nëpër mediet online, shkruan prestigjiozja britanike “The Independent”, teksa shpjegon keqkuptimet që janë krijuar për refugjatët dhe vendet e Lindjes.

Të kesh një telefon celular, nuk e deligjitimon kërkesën për ndihmë, si për veten dhe për familjen, nga luftimet e ashpra në Lindje.

Vetëm pak ditë më parë, shoqata kundër emigracionit u ankua se emigrantët janë të pakualifikuar për të ardhur në Evropë dhe duan vetëm të përfitojnë nga kjo situatë. Të tjerë argumentojnë se emigrantët janë shumë të pasur, dhe se duhet t’u jepet prioritet të varfërve. Por në çdo rast, ngrihet një pyetje interesante: Sa duhet të jemi të befasuar nga refugjatët sirianë që mbajnë smartphones?

Ajo që duhet të dini është se, Siria nuk është një vend i pasur, por nuk është as edhe një vend i varfër. Siria renditet si një nga vendet me “të ardhura të ulëta mesatare”, sipas Bankës Botërore. Në vitin 2007, Siria kishte të ardhura kombëtare bruto për frymë 1850 $, që janë më shumë se Egjipti në atë kohë, i cili kishte vetëm 1620 $.

Edhe përdorimi i telefonisë celulare në Siri është i lartë, në mënyrë të ngjashme me Egjiptin. Sipas raportit të CIA World Factbook, në vitin 2014 kishte 87 telefona celularë në 100 sirianë, në krahasim me Egjiptin që kishte 110 nga 100 shtetas apo Mbretëria e Bashkuar 123 celularë në 100 persona.

Sot është shumë e lehtë që të kesh një smartphone. Shumë prej tyre shiten me çmime më të ulëta se 100 dollarë. Është gjithashtu e mundur që të blesh një  iPhone 3G, për rreth 25 paund, dhe pavarësisht se ai është disa vjet më i vjetër, ende mbetet i dobishëm, veçanërisht për ata persona që jetojnë larg vendit të tyre dhe larg të afërmve.

Gjithashtu duhet të dini se, ka më shumë telefona celularë sesa njerëz në botë, kështu që shanset janë që të gjithë ata që mund të përballojë një telefon, si miliona sirianë që tashmë e kanë një të tillë, dhe për këtë gjë nuk duhet të befasoheni shumë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama