Mobiliteti i studenteve sa mire po i ben Evropa detyrat e shtepise?

Mobiliteti i studenteve, sa mire po i ben Evropa detyrat e shtepise?

Një raport i BE-së  ka zbuluar shumë të reja duke hetuar për herë të parë politikat shtetërore që inkurajojnë studentët për të shpenzuar një pjesë të studimeve dhe trajnimit jashtë vendit të tyre. Përveç  28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, raporti i rrjetit “Eurydice” i quajtur “Drejt një deklarate për mobilitetin: Kushtet për të mësuar në shtete të tjera, në Evropë” ka përfshirë gjithashtu Lihtenshtejnin, Turqinë dhe Norvegjinë. Dokumenti do të krijojë një bazë për monitorimin e ardhshëm të politikave dhe sistemeve të mobilitetit të studentëve në nivelin e Bashkimit Europian. Mandati për agjencinë e Eurydice të BE, EACEA – Agjencia Ekzekutive e Arsimit, Audiovizualitetit dhe Kulturës– siguron informacion mbi sistemet dhe politikat arsimore në 36 shtete duke bërë studime për çështjet e përbashkëta të sistemeve arsimore europiane. Në raport, kërkuesit janë fokusuar në pesë fusha: informacioni, gjuhët e huaja, grantet publike dhe huatë, njohja e rezultateve si dhe mbështetja e mobilitetit për studentë me një sfond të varfër shoqëror-ekonomik.

Përfundimet e papritura

Ky raport solli disa përfundime të papritura, për shembull në aspekte tipikisht të përfshira në konceptin e “planifikimit strategjik’-zhvillimi i një strategjie kohët e fundit për informacionin dhe tutoriatin mbi mobilitetin e studentëve, iniciativat e lançuara në dy vitet e shkuara dhe ekzistencën e strukturave  qeveritare apo të financuara publikisht të ngarkuara me detyrën e informimit për mobilitetin-situata në vende të ndryshme ishte shumë ndryshe nga ç ’mendohej. Ndërkohë që shumica e vendeve kishte një strategji të vonë, iniciativat e veçanta nuk ishin të zakonta në Evropë. Në Luksemburg dhe Suedi, një grup i financuar publikisht mbikëqyr planifikimin strategjik mbi informacionin dhe këshillimin. Kur është bërë një dallim midis strategjive ekzistuese vetëm Gjermania dhe Kroacia kishin një strategji të përgjithshme për mobilitetin e studentëve. Franca dhe Polonia ishin shtetet e vetme që kishin zhvilluar një strategji specifike informimi dhe këshillimi për këtë aspekt. Këshilli i Eurydice rekomandoi përmirësimin e cilësisë së informacionit dhe këshillimit në aspektet e gjetjes së granteve, mundësive të lëvizjes kombëtare, rajonale dhe lokale dhe targetimin e një grupi specifik studentësh brenda dhe jashtë BE-së.  Shtetet duhet gjithashtu të përdorin mënyra creative dhe interaktive nëpërmjet portaleve të centralizuara dhe shërbimeve të tjera në rrjetet online dhe qendrave ndihmëse si “zyrat europiane” për të shpërndarë informacion dhe për të komunikuar dhe ndarë përvojat mes të rinjve dhe grupeve të tjera të interesit.

Gjuha e huaj dhe deklarata e mobilitetit

Çështja e gjuhëve të huaja është gjithashtu e pazgjidhur: ajo është shpesh një faktor i rëndësishëm për studentët që vendosin të studiojnë jashtë.

Qiproja, Luksemburg dhe pjesa gjermanishtfolëse e Belgjikës kanë vënë më shumë nga të tjerët theksin te mësimi i gjuhëve të huaja në shkolla ndërkohë që Irlanda dhe Skocia, brenda Britanisë së Madhe nuk kanë gjuhë të huaja të detyrueshme në shkolla. Është interesante që kur vjen puna te cilët kanë nisur ose jo të përdorin deklaratën europiane për mobilitetin, u gjet që afërsisht dy të tretat e shteteve nuk e bënin këtë. Vetëm 10 e kishin përqafuar. Gjermania e ka adoptuar deklaratën vetëm për mobilitetin në sektorin e arsimit dhe trajnimit profesional. Megjithatë, për mobilitetin në arsimin e lartë, ku institucionet kanë më shumë autonomi, qeveria federale mbështet Shërbimin e Shkëmbimit Akademik Gjerman – DAAD – në rolin e tij si agjencia më e madhe e mobilitetit global që siguron informacion dhe këshilla, kurse gjuhësh, mentorim dhe vlerësim të eksperiencave

Shërbimet e këshillimit

Raporti thotë që të gjitha shtetet kanë deklaruar që kanë shërbime këshillimi të personalizuara për studentët që lëvizin, por në shumicën e rasteve, janë zyrat ndërkombëtare në institucionet e arsimit të lartë që e bëjnë këtë funksion.

Nëntë shtete deklaruan që studentët kishin akses për këshillim në dy kohë: para dhe pas largimit jashtë shtetit, dhe ky numër është i barabartë me atë të vendeve ku këshillimi nuk mbulonte asnjërën nga këto etapa.

Në 10 shtete, studentëve iu jepet këshillim si të shfrytëzojnë mobilitetin për të rritur njohuritë, aftësitë dhe përgatitjen, por jo studentëve që duan të riintegrohen pas një periudhe studimi jashtë shtetit.

Vetëm Lituania është në një pozicion të kundërt , ajo këshillon studentët që duan të riintegrohen pas një periudhe studimi jashtë, por nuk ofron këshillim mbi shfrytëzimin e mobilitetit për të përmirësuar dijet dhe aftësitë.

Rrjeti Eurydice shpalli Gjermaninë, Belgjikën, Spanjën, Francën dhe Italinë si siguruese të mbështetjes më të madhe me struktura këshillimi dhe informacioni. Më pak të zhvilluara në këto drejtime janë Greqia, Sllovenia, Bullgaria dhe Qiproja.

Zbulime të tjera kyçe

Një zbulim tjetër i rëndësishëm ishte që pjesa hollandishtfolëse e Belgjikës, si dhe Italia, Gjermania dhe Austria kishin një strukturë mbështetëse financiare të zhvilluar mirë për studentët që vinin nga shtresa të dizavantazhuara dhe që donin të studioheshin apo të specializoheshin jashtë dhe sisteme për të monitoruar mobilitetin në termat e prejardhjes sociale.  Dhe mbi çështjen e transferimit të ndihmës studentore-që u mundëson studentëve të marrin fonde publike në vendin tjetër me të njëjtat kushte si kur studionin në vendin e tyre-grantet dhe huatë janë të transferueshme në pjesët holandisht dhe gjermanishtfolëse të Belgjikës, Qipro, Luksemburg, Sloveni, Finlandë dhe Suedi. Krejt ndryshe, sistemet e mbështetjes financiare ishin më të shtrënguara në pjesën frëngjishtfolëse të Belgjikës, Bullgari, Republikën Çeke, Greqi, Kroaci, Lituani, Sllovaki dhe Rumani. Ndërsa Turqia nuk ka fare politika kombëtare mbi grantet. Raporti këshillon një listë përparësish për të përmirësuar mobilitetin e studentëve, ndër të cilat një theks më të madh mbi këshillimin dhe skemat e binjakëzimit për të siguruar integrimin e studentëve të ardhur në universitetet pritëse. Një përparësi tjetër ishte zbatimi i deklaratave aktuale të cilësisë si ajo evropiane për mobilitetitn dhe deklaratat e nivelit rajonal, për të siguruar standardin dhe promovuar cilësinë për çdo aspekt të mobilitetit.

Androulla Vassiliou, komisionerja europiane e arsimit, kulturës, multilingualitetit dhe rinisë ka thënë: “Studimi dhe kualifikimi jashtë është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar aftësi të vlefshme dhe përvojë, që është motivi që BE ka rritur dukshëm fondet për mobilitetin.”  Politikat e BE synojnë rritjen e lëvizshmërisë së studentëve në hapësirën evropiane. + 23% 130 000


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama